"Borxhi publik në ulje", Ahmetaj: Pastruam llogarinë e shtetit dhe korrigjuam financat publike

Publikuar tek: ekonomi, më 22:23 26-01-2017

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin “Top Story” përballë Sokol Ballës ka folur për ekonominë shqiptare dhe situatën aktuale.

Sipas Ahmetaj, pas ardhjes në pushtet ka pastruar borxhin në të cilin ishte zhytur Shqipëria duke korigjuar financat publike.

“Pastruam llogarinë e shtetit dhe hymë në një periudhë të korigjjimit të financave publike. Vit pas viti na u shpërblye, ndërmorën reforma në financat publike, tatime dhe dogana, pensionet, administrimi i teritorit, disiplinimin e qytetarisë duke zbaruar regullat në të gjitha fushat. Sot po flasim me një rritje 3.4% dhe parashikim 3.8%”,-u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa përsa i përket borxhit publik, ai tha se për shkak të riskut, 2 vitet e para u rrit borxhi, duke rënë pastaj vitin e fundit, ndërsa parashikimi për 2017-n është ulja në 68.9%.

“E morëm 70.4 % por me rriskun e vendit arrin 80.8 %. Trajektorja e borxhit do rritej 2 vitet e para për të korigjuar risqet që kishte ekonomia . Ka risqe në sektorët e energjisë dhe ne e korigjuam me anë të kësaj trajektoreje. Ulëm me 1.5 % borxhin publik.  68.9%  është parashikimi për ulen e borxhit këtë vit. “,tha Ahmetaj duke u shprehur optimist për ekonominë shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030061006546021
array(1) { ["section"]=> string(96) "borxhi-publik-ne-ulje-ahmetaj-pastruam-llogarine-e-shtetit-dhe-korrigjuam-financat-publike-66782" }