Boshatiset pallati i rrezikuar në Gjirokastër, natën ruhet me policë

Publikuar tek: barometri, më 08:20 05-02-2018 Boshatiset pallati i rrezikuar në Gjirokastër, natën ruhet me policë

Një pallat në lagjen "Kodra e Shtufit" në Gjirokastër është boshatisur pas rrezikut të shembjes nga rrëshqitja e dherave.

21 familje të pallatit shtatë katësh i janë bindur urdhrit për të braktisur shtëpitë dhe kanë shkuar të kalojnë natën te të afërmit apo në konviktin e shkollës pedagogjike.

Gjatë natës, pallati i goditur nga një masiv dherash do të ruhet nga forcat e policisë.

Situata nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave është e rëndë në qarkun e Gjirokastrës, ndaj kryebashkiakja Zamira Rami i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen emergjente në këtë zonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020421981811523
array(1) { ["section"]=> string(74) "boshatiset-pallati-i-rrezikuar-ne-gjirokaster-naten-ruhet-me-police-109160" }