“Bosi” Deda feston ditën e lindjes, i biri ka një mesazh për të

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:29 27-07-2016 “Bosi” Deda feston ditën e lindjes, i biri ka një mesazh për të

Ikona e humorit Zef Deda sot feston ditën e tij të lindjes, ditëlindjen e 66-të. Është djali i aktorit të madh, Julian Deda ai që e uron  në këtë ditë të veçantë ndërsa e cilëson si “bosin e familjes Deda”. Juli zgjedh ta urojë shkurt por shumë ndjerë të atin.

“Sot ka ditelindjen Bosi i familjes Deda. Babush, u befsh 100 vjeç.
Ditelindjet e prinderve jane absolutisht dite te gezueshme, por po te tregohemi te sinqerte me veten, duhet te pranojme se nganjehere se si ndjehemi, kur shohim vitet, qe kalojne dhe nuk kthehen me. Por kjo eshte jeta dhe ne duhet te gezohemi edhe ne keto raste, te jemi pozitiv. Pikerisht kete na ke mesuar gjithe jeten Babush. Madje vazhdon e na e ushqen me te njejtin intensitet, ashtu me fjale te thjeshta, ashtu shkurt e sakte.
Na ushqen me pozitivitet, me energji dhe mbi te gjitha na injekton perdite e me shume, te qenit nje njeri pa hile. Kjo moto e jotja eshte shume e rendesishme per ty, dhe sigurisht edhe per mua.
Une mund te rreshtoj ketu mijera fjale, por me mire po e bej sipas menyres tende, shkurt dhe sakte: Je me i miri. Te du fort”, shkruan Juli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018863916397095
array(1) { ["section"]=> string(66) "bosi-deda-feston-diten-e-lindjes-i-biri-ka-nje-mesazh-per-te-47850" }