"Bota e një djaloshi nga Vlora"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:40 02-07-2019

‘Dua të bëhem Piter Pan

e të lundroj fëmijërive në pas-kohë.

Të ndaloj atë vajzën me bishtaleca

që sot ndodhet në Misisipi’.

 Harilla nuk mund ta dëgjojë fëshfërimën e erës, por ai di të ndjejë flladitjen e shpirtit rinor nëpërmjet talentit qëruan si thesar brenda vetes. 

‘Unë nuk pikturoj për të jetuar, por jetoj për të pikturuar’, tregon Harilla me duart që i dridhen emocionesh, dhe me forcën e një të riu që kurrë nuk iu dorëzua tekave të fatit, por fatit i dha ngjyrat e zemrës për t’u ngjitur në ylberin e ëndrrave.

Harilla Ibrahimi është 26-vjeçari nga Vlora, i cili nëmoshën 9-vjeçare humbi të atin, më vonë një operacion i shkuar keq i shkatërroi dëgjimin; më pas u pengua të studionte për pikturë; por s’u dorëzua kurrë përpara çdo pengese  që i therte deri në palcë, duke mos e mposhtur asnjëherë.

Shërbimi Kombëtar për Rininë, në sajë të projektit ‘Histori Suksesi’ sjell historinë e Harillës, djalit tëtalentuar që jeton në qytetin e bukur bregdetar, i cili në vorbullën e vështirësive, gjeti shpëtim te piktura. Në hapat e tij të parë, ai kurrë nuk e mendonte se ngjyrat do ishin streha që do i dhuronin qetësinë dhe do i falnin ngushëllimin.

Harilla jeton me nënën dhe 2 vëllezërit.Për të, e ëma ka qenë dhe mbetet motivimi më i madh dhe frymëzimi për të ecur para.’Babai ndërroi jetë kur unë isha 9 vjeç.Kemi jetuar në kushte tepër të sikletshme dhe për nënën ka qenë e vështirë të luante rol të dyfishtë në rritjen, edukimin dhe sigurinë e fëmijëve’, shprehet djaloshi, të cilit i qeshet buza ndaj kujtdo me të cilët bashkëbisedon.

‘Po në atë moshë unë u operova nga bajamet, gjë që më çoi në probleme të tjera serioze, si humbja e dëgjimit dhe e të folurit plotësisht për disa muaj. Ky fakt më shembi botën mbi krye dhe unë humba vetveten’, kujton Harilla.

Pas gjithë peripecive, Harilla tregon se nisi të humbiste vetëbesimin e të zgjonte ankthin nga përbrenda.

‘Kisha frikë të shprehesha, të isha i lire, të isha vetja.Ndihesha qesharak.Përpiqesha t’i bëja gjërat që të dukeshin më mirë dhe mos të stonoja.Isha fëmijë, kisha frikë të rritesha, sepse mendoja se s’do mund të isha i aftë për t’u përballur me jetë, me realitetin’, shprehet Harilla. Këto mendime e bënin atë t’i dukej jeta e pakuptimtë dhe absurde.

Mirëpo nëna ishte ajo që nuk të linte të dorëzohesha, ajo më jepte kurajo, vetëbesim, optimizëm, force; dhe m’i thjeshtonte gjërat, sado që të ishin të vështira e tëpamundura për mua.

‘Nëna ishte përtej të qenit nënë për ne. Gjente fuqinë tek vetja dhe tek ne për të qenë edhe mjeke, mësuese, psikologe, shoqe; dhe gjithnjë ia dilte të na dhuronte dritëprej vetes, duke ditur si të komunikonte kujdesshëm me ne’, rrëfen ai.

Harilla, ishte një fëmijë energjik, i apasionuar pas futbollit dhe kohën e lirë e kalonte duke luajtur, por nga njëincident gjatë lojës dëmtoi aparatin e dëgjimit.

‘Aksidentalisht duke luajtur, topi më thyen aparatin e dëgjimit sa nuk mundja të dëgjoja më asgjë. Dhe për të vendosur një aparat tjetër, duhej të qëndroja 3 muaj brenda në shtëpi sa të vinte aparati nga Italia. Nuk dilja sepse nuk mund të komunikoja, nuk dëgjoja asgjë çfarëflitej. Në shtëpi trishtohesha. Ishin 3 muajt e verës. Vetmi vere më keq se çdo lloj vetmie tjetër dimërore. Të mos dëgjoje as puhizën e detit, as këngën e zogjve, zhurmën e makinave, një qetësi e cila më merrte frymën: kisha ndjesinë se isha i vdekur mes të gjallëve’, Harilla kujton i prekur dhe me shikimin e përhumbur tej në horizont, këtëepisod të vështirë të jetës së tij.

‘Më kishte marrë malli për zhurmat. Dukej sikur gjithçka përreth më mbyste. Doja të thyeja monotoninë, tëaftësohesha në një drejtim, sepse dëshpërimi kishte arritur kulmin. Vendosa të bëja atë që më përpara nuk më pëlqente dhe që nuk e imagjinoja ndonjëherë se do e bëja …të vizatoja!’

Në mungesë të dëgjimit, që i vështirësonte komunikimin me njerëzit, ai gjeti strehën te piktura. Harilla nuk mund të artikulohej me fjalë, por ai gjeti mënyrën të shprehej me shpirt. Ai dhuroi diellin e vetes, për të ndriçuar çfarë kishte përreth.

‘Pasi vizatova një maskë të Rey Mysterious dhe e realizova siç duhej, në çast e mora shumë seriozisht që t’i përkushtohesha pikturës. Fillova të vizatoja çdo ditë; dhe pse disa nuk e besonin dhe u dukej qesharake. Kishte persona që nuk donin që unë të vazhdoja më tej. Prisnin të mbaroja 8 vjeçaren e të gjeja një punë. Të hiqja dorë nga piktura dhe studimet e mëtejshme’, tregon Harilla.

Por, ishte si gjithmonë e ëma, shtysa që e ndihmoi tëforconte dhe realizonte ëndrrën. ‘Një ditë para se të fillonte shkolla në Lice, erdhën aparatet e dëgjimit nga Italia. Kur i vendosa ato, një zot e di se si ishin emocionet në çastin kur fillova të dëgjoja sërish zhurmat, ishte dashuri me dëgjim të parë.

Ndihesha sikur kisha rilindur për herë të dytë dhe e ndjeja jetën me një shpejtësi marramendëse që më përqafonte në krahët e saj. Shkova në Liceun e Arteve ku përfundova dhe studimet e pikturës 4 vjet. Dhe ia dola të ecja duke punuar shumë’, kujton ai.

Ndonëse dëshironte të niste studimet në Tiranë te Akademia e Arteve, Harilla nuk mundi. Ai fitoi për shkenca kompjuterike; dhe jo për pikturë.

‘U regjistrova aty dhe vazhdova të studioja për fasadë, sepse ishte diçka që unë s’e doja. Në orët e mësimit vizatoja dhe shkruaja për artin në fletat e provimeve që na jepnin. Isha në kundërshti me shkencën, kështu e konceptoja si me shaka. Kur e kujtoj qesh sepse është çmenduri e bukur. Krijova miq që i vlerësoj tepër, ndërsa disa pedagogë nuk i njihja sepse nuk shkoja kurrë në orët e para të mësimit. Për ata ndoshta emri im në regjistër ka qenë thjesht një fantazmë që nuk ka ekzistuar kurrë’, shprehet Harilla.

Megjithatë 26-vjeçari nuk hoqi dorë nga ëndrrat. Ai konkuroi vitin tjetër në Akademinë e Arteve, ku nisi studimet.

Harilla e kujton si peridhën më të bukur të jetës, kur ditët i morën sërish ëmbëlsinë e jetës, krijoi miqësi të bukur me artistë, me të cilët diskutonte për çështjet e muzikës,kërcimit, pikturës, mistereve dhe natyrës.

‘E ku kishte më bukur se kjo. Më kujtohet se para se të shkoja të pikturoja modelen që kishim përpara, shkoja te fonoteka e shkollës dhe në youtube dëgjoja Metallica ‘nothing else matters’ në volum të lartë, aq sa nuk e kuptoja në po shqetësoja studentët e tjerë. Doja të dehesha me ritëm para se të pikturoja’, shprehet Harilla, teksa qesh me kujtimet e tij.

Por fatkeqësisht, pasi mbaroi semestrin e parë, me gjithë dëshirën e tij, ai nuk mundi të niste të dytin për shkak tëpadrejtësive që iu bënë.

‘Si person me aftësi të kufizuar, me humbje të dëgjimit,unë merrja pension me të cilën mund të përballoja edhe shkollën, sepse nuk kishim të ardhura. Kur dola në komision, juria ma hoqi të drejtën e pensionit duke thënë se unë dëgjoja dhe bëja sikur nuk dëgjoja. Unë kisha fakte ku vizita e veshëve tregonte qartë nivelin e dëgjimit në tëcilën isha dhe jam aktualisht’, shprehet Harilla.

Duke mos ditur ku të kërkonte të drejtën, Harilla mendoi të hiqte dorë nga misioni që i kishte vendosur vetes.

‘Nuk dija ku të kërkoja të drejtën sepse drejtësia kishte vdekur për mua me kohë. Kështu vendosa të hiqja dorë nga ëndrrat, sepse nuk kisha kredit të mjaftueshëm për të vazhduar studimet e mëtejshme’, shprehet 26 vjeçari.

Zhgënjimet ishin si një zhguall breshke mbi supet e Harillës, rëndonin mbi pafajësinë e tij; dhe shtoheshin edhe nga të afërm, të cilët e shkurajonin për të vijuar pikturën.

65550804_656119638131732_9030867724292587520_n.jpg

65667737_363911830991353_6693553780304117760_n.jpg

 

‘Dëgjoja lloj lloj broçkullash që më revoltonin. Dhe kulmi ishte kur më thoshin se do ta lija pikturën kur të krijoja familjen. Dhe se do e lija, ose do më linte pasioni pas dore. Një revoltë më pushtonte herë pas here, sa nuk dija me cilat fjalë t’ua shpjegoja se s’kam për të hequr kurrë dorë. Dija vetëm se duhej të heshtja dhe të punoja fort. Vendosmëria, dëshira, etja, pasioni dhe dashuria për artin ishin arsyeja pse unë shihja dritë në fund të tunelit’, rrëfen ai.

Harilla kishte një përgigje për këdo që e përbuzi fuqinë e një të riu që ndjen se arti vlon në dejet e tij, ‘Në fakt një ditë do heq dorë nga arti, kjo është e vërtetë. Por ajo ditë do jetë vetëm kur të ndërroj jetë’.

‘Unë nuk pikturoj për të jetuar, por jetoj për të pikturuar.Piktura është planeti im i preferuar. Ajo më bën t’i dua penelat, zhurravitjet, bojrat, mendimin, ndjesinë dhe të gjitha imagjinatat deri tek ajo që na faktorizon si qenie reale. Aty kam hapësirën që në planetin tokësor nuk do ta kem kurrë. Ka raste që ndihem patetik në përhumbje gjatë meditimit ku në sfond të vetmisë mes muzikës, cigares,një gotë tek - tuk me raste dhe një vështrim i hedhur kuturu në hapësirë më bëjnë paranojak në lidhje me fantazinë përtej imagjinatës’, rrëfen Harilla.

Ai është i vetëdijshëm që jo çdokush e kupton, dhe mund ta quajnë “të mangët, të çmendur”, por opinionet e tëtjerëve tashmë për të janë “fobi të së shkuarës”.

‘Mësova gjatë rrugës ta vrisja këtë fobi. Ishte diçka që duhej bërë. Në të kundërt nuk do jetoja asnjëherë i lirë’.

Harilla pasionin e tij e promovon në Instagram, ku ka dhe artdashësit për të cilët punon privatisht kur ata i kërkojnëndonjë pikturë speciale.

65913060_2912480742114896_1635921968958013440_n.jpg

Megjithatë, mundësitë ekonomike nuk i kanë krijuar hapësirën të realizojë ekspozita të tij.

Shërbimi Kombëtar për Rininë po kërkon nëpër skutat e Shqipërisë sonë të bukur, për të gjetur ato rreze dielli rinore, shpresën për të nesërmen e paqtë dhe lutjen për mirësinë që shpërndahet ëmbël në fytyrat e vuajtura; por të vërteta të pjesës më energjike që vendi ynë ka: TëRinjtë!

Harilla ndjek ëndrrën e tij në çdo hap, dhe mesazhin për të gjithë bashkëmoshatarët e tregon me vargjet që shkruan vetë:

‘Bëj gjërat të cilat do të doje t’i ndryshoje…

Mos thuaj kurrë s’mundem

Apo se është vonë,

Mundësia më e madhe është jeta që ke,

Prandaj bëje jetën, ëndrrën tënde të përjetshme’

65719132_376198549703764_2888873738630070272_n.jpg

65636530_333989467504823_1282607384979570688_n.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071799755096436
array(1) { ["section"]=> string(36) "bota-e-nje-djaloshi-nga-vlora-170906" }