“Bota është e padrejtë”, shuhet politikani gjerman që bëri deklaratën e MADHE duke ledhatuar një FËMIJË KOSOVAR

Publikuar tek: bota, më 13:26 05-03-2019 “Bota është e padrejtë”, shuhet politikani gjerman që bëri deklaratën e MADHE duke ledhatuar një FËMIJË KOSOVAR Klaus Kinkel

Në moshën 82 vjeçare ndahet nga jeta një nga politikanët më me peshë në zhvillimet e Gjermanisë, që ka shërbyer si kryediplomat në qeverinë e Kolh.

Por Klaus Kinkel, ka një lidhje të veçantë edhe me shqiptarët, ata të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në korrik 1998, siç raporton Dialogplus, Kinkel vizitoi së bashku me ministrin e jashtëm shqiptar të kohës Paskal Milo, refugjatët kosovarë që ishin vendosur në qytetin e Bajram Currit. Krahas 5 mijë banorëve të qytezës, aty jetonin edhe 12 mijë shqiptarë të Kosovës të përndjekur nga forcat paramilitare serbe.

Gjatë takimit me një familje të madhe që kishte ikur nga kosova, dhe ishte vendosur në Bajram Curr, Kinkel, duke ledhatuar kokën e një fëmijë tha: “Bota është kaq e padrejtë”. Një prej refugjatëve I tha kryediplomatit gjerman se “qetësi do ketë atëherë kur Kosova të jetë e pavarur”. Kinkel u përjgigj: “Duhet të keni besim ndaj nesh. Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen sa më të mirë për ju”.

Kinkel ka qenë përkrahës I Shqipërisë dhe Kosovës dhe mbështetjes për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Në vizitën e tij në Tiranë në fillim të shkurtit 1998 tha se evropianët kanë detyrime të vecanta ndaj kosovës dhe shtoi se gjermanët dhe evropianët nuk do të lejojnë që shumica shqiptare në Kosovë të keqtrajtohet e të shtypet nga një pakice prej 10 përqind. Në Tiranë Kinkel takoi kryeministrin Fatos Nano, ministrin e jashtëm dhe ish presidentin Sali Berisha. Kinkel u bëri apel socialistëve dhe demokratëve që të pajtohen. Gjatë qëndrimit në Tiranë Kinkel tha se në 10 vitet e fundit Shqipëria ka marrë mbi 1 miliardë marka gjermane mbështetje financiare nga Gjermania.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010626077651978
array(1) { ["section"]=> string(115) "bota-eshte-e-padrejte-shuhet-politikani-gjerman-qe-beri-deklaraten-e-madhe-duke-ledhatuar-nje-femije-kosovar-155253" }