“Bota në vitin 2016”, përse "The Economist" ka përfshirë flamurin shqiptar në kopertinën e famshme

Publikuar tek: bota, më 15:54 20-11-2015 “Bota në vitin 2016”, përse Kopertina e përvitshme nga The Economist

Economist

Revista e famshme “The Economist” ka publikuar kopertinën e përvitshme “Bota në vitin 2016”.

Por ajo që bie në sy këtë radhë është se për herë të parë, në kopertinën e revistës së famshme përfshihet flamuri shqiptar, midis disa prej liderave më të mëdhenj botëror.

Economist thotë se për kopertinën e famshme që parashikon situatën për botën gjatë vitit 2016 mund të përmblidhet në tre fjalë “Probleme, gra dhe fitore”.

“Sa për vitin 2016, viti mund të përmblidhet në tre fjalë: problemet, gratë dhe fitore”, shkruhet në profilin e revistës.

gfh.jpg

Ende mbetet mister se pse mes shumë simboleve dhe personazheve të famshëm, ndodhet edhe një njeri i paidentifikuar, që valëvit flamurin shqiptar, i cili zë një vend të konsiderueshëm në pjesën djathtas-lart të kopertinës.

Shpesh kopertinat e përvitshme të Economist janë bërë shkak për interpretime nga më mistiket dhe konspiracionistet. A paralajmëron flamuri kuq e zi diçka për Shqipërinë?...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011369943618774
array(1) { ["section"]=> string(99) "bota-ne-vitin-2016-perse-the-economist-ka-perfshire-flamurin-shqiptar-ne-kopertinen-e-famshme-25905" }