Një ngjarje tmerrësisht e frikshme ka tronditur Çekinë, pasi një shtetase 35 vjeçare e identifikuar me iniciale M.M ka vrarë në mënyrë mizore foshnjën e saj të porsalindur, dhe për këtë është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim nën akuzën e vrasjes.
Detaje të reja të zbuluara prej hetimeve dëshmojnë për një skenar horror, ku autorja ka tentuar të zhdukë çdo gjurmë të mundshme të krimit. Ngjarja filloi të zbardhjej vetëm kur vjehrra e saj gjeti në oborrin e shtëpisë së saj një qese plastike me njolla gjaktu në të, dhe brenda saj dorën e prerë deri në shpatull të një fëmije.
Më tej ajo njoftoi menjëherë autoritetet të cilat më pas nisën një hetim në shkallë të gjerë. Dhjetëra oficerë policie, zjarrfikës dhe qen kërkimi "krehën" zonën rreth rrugës “Hornická”, duke kontrolluar shkurret dhe kazanët e mbeturinave për pjesët e tjera të trupit, por pa rezultat. Kjo sepse sipas ekpertëve mjeko-ligjorë pasi e ëma e ka vrarë foshnjën i ka hedhur mbetjet e saj në kopsht tek qentë dhe kafshët e tjera, të cilat i kanë ngrënë. Dora e gjetur nga vjehrra ishte e vetmja pjesë që kishte mbetur.
35 vjeçarja vijon të jetë e dyshuara kryesore e ngjarjes, ajo jetonte me partnerin e saj, një person me precedentë penalë dhe histori lëndësh narkotike, banorët e kishin vënë re që e reja ishte shtatzënë, por ata kurrë nuk panë një foshnjë.
Përballë provave të shumta të grumbulluara nga policia gjatë kontrollit të banesës, gruaja ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer lindjen sekrete dhe vrasjen e foshnjës. Partneri i saj tentoi vetëvrasjen në mëngjesin e së premtes por shpëtoi.
Ndërsa në ditën e shtunë pas një seance që zgjati rreth dy orë, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për M.M. Ajo u dërgua direkt nga salla e gjyqit në qendrën e paraburgimit.
Të hënën, fqinjët vendosën lule dhe qirinj në rrugën pranë vendit ku thuhet se janë gjetur mbetjet mortore të fëmijës, sipas The Sun.
