Botohen vargjet e ndaluara të Mitrush Kutelit

Publikuar tek: kulture-art, më 13:36 14-09-2020 Botohen vargjet e ndaluara të Mitrush Kutelit

Me rastin e 113 –vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit, një prej zërave më të rëndësishëm të prozës shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje kushtuar veprës së tij, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar.

Të pranishëm ishin studiues, profesorë, njohës të mirë të veprës së tij, të cilët u ndalën më shumë në rëndësinë e veprës së tij por dhe kujtime mbi ndjesinë që lënë leximet e veprave të tij. Të pranishëm në aktivitet ishin dhe vajzat e shkrimtarit.

“Mitrush Kuteli studiohet në këndvështrime të shumta dhe metodologji të shumta. Te Kuteli shohim një përballje të jashtëzakonshme mes dashurisë tokësore dhe asaj hyjnore, përballje që shkon deri në nivelet e mistikes dhe të një sprove të rrallë në letërsinë shqipe që është shkrimi metafizik”, u shpreh Persida Asllani, shefe e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Gjatë aktivitetit u prezantua dhe libri më I ri I shkrimtarit “Vargje të përzjera” një libër që vetë Kuteli kishte nisur ta përgatiste vite më parë, por për rrethana të kohës mbeti I pabotuar. “Ky libër vjen dhe pasuron sot bibliotekën e veprave të Kutelit, duke njohur më thellë poetin brënda tij”, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL. Vajza e shkrimtarit Atalanta Pasko, u shpreh se titulli është i zgjedhur nga vetë Kuteli, për atë përmbledhje që kishte bërë gati për ta botuar atëherë kur i kishin kërkuar një përmbledhje të poezive nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri. Vepra  nuk u botua atëherë sepse ndërhyrjet që i kërkonin redaktorët ishin të tilla që shkonin deri në bashkëpunim. Kështu që ainuk mund të pranonte dhe u tërhoq. U botua një përmbledhje pas shumë vitesh që ndërroi jetë Kuteli dhe ne më në fund botuam të plotë. Aty janë që nga Poemi Kosovar deri tek vargje të shkruara që ai i kishte shënuar në fleta gazetash. Të gjitha janë aty brenda”, u shpreh Atalanta.

Studiuesi Primo Shllaku e vu theksin te gjuha e Kutelit dhe Kuteli si përkthyes. 

“Unë mbaj mend mahnitjen e madhe që kam pësuar nga përkthimet e tij të Zhyl Vernit. Kur më vonë arrita të lexoj ato libra në origjinal, prap unë mbeta skllav i tekstit të Dhimitër Paskos”, u shpreh Shllaku.

Ndër të tjera, ai tha se “gjuha e nënës që Kuteli ka përdorur ka një kuptim jo se shkruaj shqip por gjuha e nënës është intimiteti dhe shumëkuptimësia po themi ose aura e gjuhës, përtej fjala, pra fjala jo si limit, por fjala si e përtejme, fjala si pafundësi. Unë kam idenë se Dhimitër Pasko këtë punë ia ka bërë toskërishtes. Ka ditë fjalët për tej fundit, dhe gjuha e tij ka magji të madhe”.

Për veprën e shkrimtarit folën dhe studiuesit Kristaq Jorgo, Behar Gjoka, etj.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012162923812866
array(1) { ["section"]=> string(52) "botohen-vargjet-e-ndaluara-te-mitrush-kutelit-220338" }