Botohet në Fletoren Zyrtare VENDIMI: Kryeministri, zv.kryeministri dhe Ministrat do marrin gjysmën e rrogës për 3 muaj, nëpunësit e këtyre instituciooneve nuk do marrin as shpërblim

Publikuar tek: aktualitet, më 21:19 31-03-2020 Botohet në Fletoren Zyrtare VENDIMI: Kryeministri, zv.kryeministri dhe Ministrat do marrin gjysmën e rrogës për 3 muaj, nëpunësit e këtyre instituciooneve nuk do marrin as shpërblim FotoArkive: Godina e Kryeministrise

Është botuar në Fletoren Zyrtare VENDIMI i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19.”

Sipas këtij vendimi, Kryeministri,  Zv.kryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50%  të pagës mujore neto aktuale.

Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të  këshillave, të bordeve apo  të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore   dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

VENDIMI I PLOTË:
Screenshot_7.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020432949066162
array(1) { ["section"]=> string(185) "botohet-ne-fletoren-zyrtare-vendimi-kryeministri-zv-kryeministri-dhe-ministrat-do-marrin-gjysmen-e-rroges-per-3-muaj-nepunesit-e-ketyre-instituciooneve-nuk-do-marrin-as-shperblim-200840" }