Bozdo: Veliaj është me Enver Hoxhën, nuk i beson as Rama. Spiropali: Kosova nuk ka energji shpirtërore për të drejtuar Bashkinë

Publikuar tek: politike, më 22:25 08-06-2015 Bozdo: Veliaj është me Enver Hoxhën, nuk i beson as Rama. Spiropali: Kosova nuk ka energji shpirtërore për të drejtuar Bashkinë

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo ka thënë se kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj, ka dështuar si ministër i Mirëqënies Sociale por për Elisa Spiropalin që tashmë është në listën e Këshillëtarëve për Bashkinë e Tiranës, është krejtësisht e kundërta.

Debati Spiropali-Bozdo ka dominuar gjatë emisionit “Studio e Hapur: në Neës 24, me akuza të ndërsjellta e në mbrojtje të kandidatëve nga partitë përkatëse.

“Halim Kosova është shumë i aftë në profesionin e tij, por i mungon energjia shpirtërore për të drejtuar Bashkinë e Tiranës”, ka thënë Spiropali.

Por sipas Bozdos “Projekti politik i Erion Veliajt dhe Edi Ramës për Bashkinë rezikon ta zhysë kryeqytetin në axhenda politike”.

“Është njeriu i duhur në drejtimin e duhur. Projektet shumë të rëndësishme dhe do ti japin prioritet gjithë territorit. Në bashkinë e Tiranës nuk është bërë punë. E thonë qytetarët e Tiranës. Është zhvilluar për inerci të së shkuarës jo se ka patur projekte”, tha Spiropali.

Por Bozdo tha se kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk ka as besimin e kryeministrit Rama. “A ju ka bërë përshtypje se kryeministri nuk flet për zotin Veliaj. As ai vetë nuk ka besim tek kandidati i saj. Projekti i Edi Ramës për Tiranën, është një katastrofë. Shenjat e agresivitetit kanë filluar me retorikën”, tha Bozdo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027369022369385
array(1) { ["section"]=> string(129) "bozdo-veliaj-eshte-me-enver-hoxhen-nuk-i-beson-as-rama-spiropali-kosova-nuk-ka-energji-shpirterore-per-te-drejtuar-bashkine-13027" }