Braçe e pranon: Përgjimet e “Bild” dëmtuan qeverinë në planin moral dhe etik

Publikuar tek: politike, më 19:09 22-07-2019 Braçe e pranon: Përgjimet e “Bild” dëmtuan qeverinë në planin moral dhe etik Zv.kryeministri Erion Braçe

Erion Braçe pranon se përgjimet e “Bild” kanë dëmtuar qeverinë në planin etik dhe atë moral.

Zëvendësi i kryeministrit Edi Rama shton se nëse do të ishte jashtë qeverisë do t’i ushtronte presion të vazhdueshëm organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund çdo episod.

“Në planin etik, në planin moral, pa më të voglin diskutim kurse në planin ligjor ajo që do të bëja nga atje jashtë do të ishte presioni i vazhdueshëm përkundrejt organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund sejcilin nga episodet.

Në rast se do të kishte prova legjitime, legale, për të hetuar ngjarjen deri ne fund, për ta gjykyar dhe natyrisht nësë do të rezultonte me pafajësi, pafajësi për të gjithë dhe në rast se do të rezultonte me fajësi, ndëshkim për sejcilin prej zyrtarëve ose jozyrtarëve të përfshirë në akte që kanë dëmtuar procesin zgjedhor nga ana ligjore”, theksoi zv.kryeministri Braçe në emisionin Top Talk.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025592088699341
array(1) { ["section"]=> string(80) "brace-e-pranon-pergjimet-e-bild-demtuan-qeverine-ne-planin-moral-dhe-etik-173003" }