Braçe i rebelohet Bushatit: Jeni llumi i gazetarisë ti dhe soji yt Sandri, Fevziu…

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 04-11-2015 Braçe i rebelohet Bushatit: Jeni llumi i gazetarisë ti dhe soji yt Sandri, Fevziu…

Deputeti Erjon Braçe, një ish gazetar dikur, ish kryeredaktor i ZP i ka kthyer një përgjigje të ashpër Andi Bushatit, për editorialin e këtij të fundit “Të kesh turp të jesh socialist”. Braçe ka një tjetër mendim: të kesh turp të jesh analist si këta!

Ai e konsideron “fletë-vetëtimë” të Bushatit, njërit nga grupi llum që “dëshmon prej ditësh gazetarinë që kanë bërë”.

TE KESH TURP TE JESH ANALIST SI KETA!!

Sapo lexova nje "flete-vetëtimë” të njërit prej këtij grupit llum që po na dëshmon prej ditësh "gazetarinë" që kanë bërë.

Si gjithnjë; e cekët, sipërfaqesore deri në dëshpërim, banale por "e ashpër ama", shumë "e ashpër", në stilin e tyre.

Nuk di ç’ka thënë "analisti" më herët për ligjin e arsimit të lartë, fare. Por do e çmoja pa masë daljen e tij nga veza dhe në këtë rast. Beteja mes asaj që është liberale dhe asaj qe është puro e majtë, nuk lindi në Tiranë, as sot dhe, kurrë nuk ka patur në thelb qëllimet sipërfaqësore të nevojës për një shkrim ikes nga përplasja me Sandrin (qortimet e shokëve të Grupit për sjellejen jo etike me të paskan bërë të vetën), apo taktiken elektorale për të marre vota në qendër.

Eshte parimore!

Tamam per kete une nuk e kam votuar ate ligj, nuk mungova-siç bëri dikush, nuk votova, dy herë dhe me bindje. Nuk e fsheha këtë dhe thashë kudo mendimin tim, disa herë madje. Unë besoj në atë që është publike, ti jo, ndaj ska se si te kesh turp nga kjo.

Shpesh, zhvendosja në qendër është parë si taktike e pastër elektorale dhe pikërisht se mendova që arsimi i lartë është më shumë se kaq, zgjodha sa më sipër.

Dhe jo vetëm për arsimin që ti e zgjedh për të thyer vezën. Unë flas çdo ditë për to, i them kudo, në Qeveri, në grup, para çdo zyrtari të kësaj qeverie.

Ky është debati real qe ti as e njeh, as e ndjek; e thjeshtë, nuk është sipërfaqesor, është real në parti e me qeverinë. Dhe këtu ska asgje nga ato që shkruan ti, është parimor. Mjafton të lexosh këto ditë debatin mes Renzit ne Itali e ne Partine Demokratike për uljen e taksave dhe ndriçohesh. Dhe këtë e pranoj unë, që jam në parti, jo ne Qeveri dhe, mendoj ndryshe për shumë çështje.

Por përtej kesaj;

Mua më vjen ndot nga gazetaria jote, gazetaria juaj në fakt, jeni shumë ju që po e dëshmoni llumin me gazetarinë që keni bërë. Kot të pyes: Ç’lidhje ka gazetaria juaj me faktin?! Hiç. Ti, Sandri, Fejziu, ai tjetri si ty e kështu me radhë deri tek i fundit i grupit tuaj, nuk keni lidhje me faktet, fare.

Ju keni mendjen tuaj që nuk e duron dot faktin, as e pranon si argument të gazetarise serioze. Po fare fare.

Në fund;

Unë mendoj që ju duhet te jeni të lirë ta beni këtë lloj gazetarie, pa kushte; nuk jam hiç dakord me kryeministrin që e shquan dhe e përçmon këtë gazetarinë tuaj. Kryeministri ka dy detyra, të garantojë lirinë për secilin ndër ju-për aq sa i përket atij dhe të mos lëshojë, fare, në çdo kërkesë banale që ju keni e që nuk ka lidhje me profesionin tuaj, por me biznesin tuaj që po na i dëshmoni prej ditësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arratisja spektakolare në Tiranë, i dënuari goditi policen, ajo u arrestua (Detajet)
Sherri masiv në zyrat e OSHEE, momentet e rrahjes së policëve privatë me njëri-tjetrin »
Article Logic
Execution time: 0.013098955154419
array(1) { ["section"]=> string(85) "brace-i-rebelohet-bushatit-jeni-llumi-i-gazetarise-ti-dhe-soji-yt-sandri-fevziu-24619" }