Deputeti socialist Erion Braçe në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ka sulmuar ashpër kreun e opozitës Lulzim Basha. Teksa e quan budalla kreun aktual të Bashkisë Tiranë, Braçe i tregon atij se si punohet.
“Lul budallai, këto janë punë! Dhe, punët e mira bëhen në mëngjes! Kjo është Poliklinika e Divjakës, po ngrihet çdo ditë dhe do jetë më modernia në Lushnje!E super paisur gjithashtu!”, shkruan Braçe.
Deputeti socialist vijon më tej, “Në 3 mandate matufi yt Divjakë dhe ti e matufi yt në 2 mandate në Qeveri;Ti, dembeli e deshtaku historik i Tiranes; Nuk bëtë dot një qendër shëndetësore! Jo me një poliklinikë! Tani vazhdo e fol për taksat që do ju ulësh të pasurve, siç matufit tënd në Divjakë e taksat që do ju rrisësh punëtorëve, edukatorëve, mësuesve, infermierëve, mjekëve, policëve, ushtarakëve etj”, përfundon postimin Braçe