Braçe: Narkoterrorizmi godet sërish, shfrynë dufin e humbjes në zgjedhje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 24-06-2015 Braçe: Narkoterrorizmi godet sërish, shfrynë dufin e humbjes në zgjedhje

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ngjarjes në Lazarat ku janë raportur dy të plagosur dhe një i vrarë në rradhët e policisë si pasojë e përplasjes me banorë të armatosur. Deputeti Braçe ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike, e cila sipas Braçes po shfryn dufin pas humbjes në zgjedhje.

“Narkoterrorizmi godet sërish dhe vret një punonjës të policisë së shtetit!Bandat e narkoterrorizmit kanë goditur dhe vrare një prej efektiveve të RENEA dhe kanë plagosur dy të tjerë në Lazarat.Për orë të tëra me rradhë, narkoterroristë që strehohen në Lazarat kane terrorizuar gjithë Gjirokastrën me të shtëna armësh, pas humbjes historike në zgjedhjet vendore.Vetë fituan, dhanë 1900 vota për PD, por e humbën Gjirokastrën ndaj shfrynë dufin duke terrorizuar një rreth të tërë. Policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar agresorët. Por mesa duket jo të gjithë.Narkoterroristët kane hapur zjarr të pandalshëm kundër policisë dhe kanë vrare një efektiv e plagosur dy të tjere.Ky është bilanci i zi i krimit sot!” shkruan Braçe.

Sipas tij kjo ngjarje dëshmon lidhjen e politikës me krimin dhe se dekriminalizimi aq shumë i trumbetuar nga Partia Demokratike duhet të fillojë  nga kjo zonë.

“Një gjë më bën përshtypje;Qëndrimi i PD gjithnjë në krah të narkoterrorizmit që strehohet në Lazarat dhe kundër Policisë së Shtetit.Në anë tjetër, rezulton se në çdo rast të ngjashëm, nuk ka asnjë të lënduar nga narkoterroristët që strehoen në Lazarat, por ka të vrarë nga policët! Ky është rasti kur politika është tërësisht e lidhur me krimin. Nese doni dekriminalizim, dekriminalizimi duhet të nisë nga këtu, nga Lazarati!”, shkruan deputeti socialist.

Ai ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e fektivit të vrarë.

“Nuk kam çthem më; Të prehet në paqe sherbyesi i shtetit Ibrahim Basha! Ndër e respekt për të dhe solidaritet me dhimbjen e familjes se tij, shokëve e miqve të tij në shërbim”, përfundon  postimin deputeti Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ibrahim Basha, polici i vrarë në Lazarat
PD: Policia të zbardhë ngjarjen në Lazarat »
Article Logic
Execution time: 0.012856006622314
array(1) { ["section"]=> string(76) "brace-narkoterrorizmi-godet-serish-shfryne-dufin-e-humbjes-ne-zgjedhje-14520" }