Braçe pas takimit me Savianon: Mua më tërheq ekonomia e krimit, ekonomia e mafias

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 11-05-2015 Braçe pas takimit me Savianon: Mua më tërheq ekonomia e krimit, ekonomia e mafias Erjon Braçe, deputet i PS

Deputeti Erjon Braçe duket se është frymëzuar pas takimit me gazetarin e njohur italian Roberto Saviano duke thënë se ndjehet ndryshe sa herë takon atë. Braçe shton se Saviano nuk është hero por i vërtetë e i thjeshtë.

Deputeti, mandej shkruan se e tërheq bota e krimit dhe ekonomia e mafias duke pohuar se “asnjëherë nuk do fitojmë mbi krimin nëse nuk e kuptojmë, hetojmë, godasim e konfiskojmë”. Braçe e përmbyll postimin e tij duke falenderuar Savianon për ligjëratën e mbajtur, për librin dhe për drekën duke e ftuar që herën tjetër të shkojë në Divjakë.

“Me Roberto Savianon, për një fryemëzim të ri!! Shkruajta diku dje se "kurakoja është ngjitëse"; ndaj sa herë që lexoj Sav ndjehem ndryshe, i gatshëm për një të vërtetë të re. Saviano frymëzon;Flet për fenomene reale, tregon histori të vërteta, të forta, ka një kënd analize përtej të zakonshmit.

Më duket sikur ngjarjet janë këtu, mu para meje dhe për to nuk flas; jo thjesht se ne ngjajmë fort me Italinë, por mbase sepse këtu nuk flet kush për këtë, Saviano frymëzon.

E dëgjova të përsëritur sot teknologjinë e manipulimit me karuselin e votave/është njesoj si këtu; stepjen për të folur kundër Mafias me arsyen banale se humb vota. Por mua më tërheq; Ekonomia e krimit , ekonomia e mafias . Kurrë nuk do të fitojmë mbi krimin nëse nuk kuptojmë, hetojmë, godasim, konfiskojmë ekonominë e krimit , ekonominë e mafia.  Këtë duhet të ndryshojmë dhe prej këtej nis një shpresë e re për cilindo shqiptar të ndershem; kjo e shëron dhe ndryshon politikën, vendimmarrjen, kjo çliron dhe demokratizon ekonominë!! Sav faleminderit per ligjëratën, librin dhe dreken e sotme!! Herën tjeter në Divjake”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni OSHEE -Polici, arrestohen 7 persona, ndërpriten mbi 1000 lidhje të debitorëve
Has, kreu i komunës Gjinaj qëllon me armë dy persona, shoqërohet në polici »
Article Logic
Execution time: 0.01218318939209
array(1) { ["section"]=> string(85) "brace-pas-takimit-me-savianon-mua-me-terheq-ekonomia-e-krimit-ekonomia-e-mafias-10893" }