Braçe për 21 janarin: Në protestë kishte njerëz që Berisha i përdor për punët e tij të pista, bashkë me Gardën vranë 4 të pafajshëm

Publikuar tek: politike, më 18:36 26-01-2021 Braçe për 21 janarin: Në protestë kishte njerëz që Berisha i përdor për punët e tij të pista, bashkë me Gardën vranë 4 të pafajshëm Erion Braçe

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka thënë se në protestën e 21 janarit ka pasur persona të krimit që vetë kryeministri i atëhershëm Sali Berisha i përdorte për punët e tij të pista.

Sipas Braçes, atë ditë u vranë 4 të paarmatosur, 4 persona të pafajshëm. Në një intervistë për Report tv, zv.kryeministri tha se përgjegjës për atë ngjarje është së pari Berisha, Basha, komandanti i gardës.

Braçe: Është rast i paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend demokratik që të vriten disa protestues të paarmatosur, të pafajshëm. Aty ka pasur persona problematike, njerëz të krimit që Berisha i ka përdorur për punët e tij të pista. Garda e Republikës në bashkëpunim me Berishën i kryen krimet. Natyrisht është shumë vonë. 10 vite kanë qënë të mjaftueshme për të bërë drejtësi. Janë 2-3 që kanë bërë keq para këtyre qytetarëve dhe për fat të keq nuk kanë dalë para drejtësisë. Por për fat të mirë dosja nuk është mbyllur. Sali Berisha ka pohuar botërisht se ai është përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit. Nuk e di se ç’rrëfim duhet tjetër për të qënë i fajshëm. Për mua urdhërdhënësi është Sali Berisha, më pas komandanti i Gardës që kanë urdhëruar vrasjen e këtyre njerëzve në mes të bulevardit. Në radhë të parë është zhdukja e provave. Republika atë ditë ra. Republika ra kur Gjykata lëshoi lëshimin e urdhër-arresteve dhe Sali Berisha nuk arrestoi asnjë. Po të shihnit fytyrën e Ndrea Prendit dje në televizion, ligjëratën e tij, e kuptoni lehtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-politikani nxjerr foton: Ilir Meta ka dekoruar në vitin 2018 pjesëtarin e “Ndranghetas” Pier Fernando Casini
Erion Braçe flet për përgjimet e antimafias: Nuk ka asnjë bisedë mes kabinetit qeveritar dhe mafiozëve të Ndranghetas, Karlo Bollino flet se e njeh mirë dosjen »
Article Logic
Execution time: 0.0122971534729
array(1) { ["section"]=> string(136) "brace-per-21-janarin-ne-proteste-kishte-njerez-qe-berisha-i-perdor-per-punet-e-tij-te-pista-bashke-me-garden-vrane-4-te-pafajshem-236500" }