Braçe përplaset me vajzën e deputetit socialist: Punoni dhe drejtoni me klientët e Berishës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:02 25-02-2016 Braçe përplaset me vajzën e deputetit socialist: Punoni dhe drejtoni me klientët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar në profilin e tij në “Facebook” deklaratën e demokratit Sali Berisha, se po mendon dorëzimin e mandatit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Braçe e ka konsideruar deklaratën e Berishës si tentativën e fundit për të bllokuar reformën në drejtësi. Por, ky status i Braçes ka nxitur reagimin e Anika Dokles, vajza e deputetit tjetër të PS-së, Namik Dokle.

“Të gjitha argumentat që t’i jep, janë çështje që i takojnë drejtësisë. Nuk mund ta zgjidhësh me politikë çështjen e krimeve të Berishës. Ju bëni tuajën! Pra, politikën. Mbahet “gjallë” Sali Berisha dhe berishizmi se ju punoni dhe drejtoni me klientelën e tij. Të tjerat? Dokrra!”-, i shkruan Dokle-Braçes, ndërsa ky i fundit replikon duke thënë se nuk ka punë me asnjë klient të Berishës. 

12767495_10154534731933765_362709787_n.jpg

12784284_10154534731678765_287694401_n.jpg

debati.jpg

debati2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018212080001831
array(1) { ["section"]=> string(96) "brace-perplaset-me-vajzen-e-deputetit-socialist-punoni-dhe-drejtoni-me-klientet-e-berishes-33542" }