Braçe pranon përplasjen fizike në Kuvend: Spaho më kërcënoi, jam i hapur për këdo

Publikuar tek: politike, më 19:17 13-04-2016 Braçe pranon përplasjen fizike në Kuvend: Spaho më kërcënoi, jam i hapur për këdo

Deputeti Erjon Braçe ka folur për mediat pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, që e dënoi atë me 5 ditë përjashtim, duke pranuar për herë të parë se mes tij dhe deputetëve demokratë ka pasur përplasje fizike. Deputeti socialist mohoi një javë më parë lajmet në media se ai është goditur në foltoren e Kuvendit.

Braçe theksoi se për herë të parë ka ndodhur që dhunuesi të falet, ndërsa i sulmuari të dënohet. Ai ka deklaruar se është kërcënuar në mbledhje nga deputeti i PD-së Edmond Spaho, që sipas tij ka thënë do marrin masa në plan personal.

Reagimi i Erjon Braçes:

Mbas 25 vitesh parlament pluralist, ndodh përsëri që ai që fyen që shan, sulmon, dhunon, që vret në fund fare, politikisht e fizikisht... dhunuesi falet, i sulmuari të dënohet. Kjo është historia për fat të keq e këtij parlamenti.

Ju ishit të gjithë dëshmitarë.

Po t’i referohemi seancës, çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, jam përgjigjur unë, ka vijuar me Sali Berishën, i jam përgjigjur unë, ka vijuar me ndërhyrjen e dhunshme të Edi Palokës dhe pastaj me ndërhyrjen fizike të një deputeti tjetër. Është fare e qartë.

Ajo që më shqetëson është që në Parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm që kryesohet nga Sali berisha. Dhe natyrisht ky regjim që duhej të merrte fund tani që Parlamenti është në një proces vetëpastrimi, dhunuesi falet, i sulmuari të dënohet. Kjo është shumë e rëndë. Nëse në këtë parlament do vijojë që Sali Berishës t’i legjitimohen fyerjet kjo Byro do ketë punë seancë pas seance. Unë nuk kam ndërmend të toleroj.

Të vijë këtu dhe të dëgjojë Edmond Spahon të thotë se po nuk morët masa ndaj këtij do të ketë masa në plan personal. Po kë kërcënon ai? Le të vijë Spaho dhe kush të dojë, unë këtu jam.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.012868881225586
array(1) { ["section"]=> string(85) "brace-pranon-perplasjen-fizike-ne-kuvend-spaho-me-kercenoi-jam-i-hapur-per-kedo-37619" }