Braçe prek me fjalët e ndjera për Aneta Ramën: E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bënte bashkë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 01-08-2020 Braçe prek me fjalët e ndjera për Aneta Ramën: E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bënte bashkë

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ngushëlluar familjen Rama për humbjen e nënës së tyre, Aneta Rama.

Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka prekur me fjalët e ndjera, ku shkruan se e ka me vete zërin e Anetës dhe revoltën që i bënte bashkë.

“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bënte bashkë. Mirësinë tënde! Lamtumire,” shkruan Braçe.

Kujtojmë se, Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098330974578857
array(1) { ["section"]=> string(105) "brace-prek-me-fjalet-e-ndjera-per-aneta-ramen-e-kam-me-vete-zerin-tend-revolten-qe-na-bente-bashke-215717" }