Braçe sulmon Metën, Bashën dhe Kokëdhimën: I pari theu në mes gazetarët, i dyti i ndërhyri te kronikat, i treti po vdes futbollin

Publikuar tek: politike, më 21:18 19-10-2020 Braçe sulmon Metën, Bashën dhe Kokëdhimën: I pari theu në mes gazetarët, i dyti i ndërhyri te kronikat, i treti po vdes futbollin Kokëdjima - Meta - Basha

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka sulmuar në rrjete sociale presidentin Meta, kreun demokrat Basha dhe ish-kolegun e tij Koço Kokëdhima.

“Çfarë shpifësire Shqipëria e këtyre”, shkruan Braçe teksa thotë se Meta sulmoi gazetarët sot gjatë komunikimit me to, ndërsa Basha u diktoi se si të bëjnë kronikat dhe politikat editoriale.

Ndërsa Kokëdhimën e akuzon për përjashtimin e transmetimit publik të lajmit, nga transmetimi i lajmeve për futbollin apo korrupsionet në sport. Braçe e akuzon ish-kolegun e tij Kokëdhima, njëkohësisht president i Apoloninë dhe një nga tre përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit, për pezullim dhe rrënim të futbollit.

Reagimi i plotë i Braçes

M-B-K CFARE SHPIFESIRE
SHQIPERIA E KETYRE!

PO PO, SHQIPERIA E KETYRE!
TRE UDHEHEQES NE NJE DITE,
KTHIM I RENDE PAS!

I pari, i theu ne mes gazetaret;
Sot nuk guxoi kerkush ti kerkonte llogari per firmat, vulat dhe dekretet e tij!

Pas lincimit publik te nje gazetari prej verteti, familjes se tij, sot “omerta” kerciti ne sallen me te pushtetshme te vendit.

Kjo mund te jete Shqiperia e tij;
E njejte me ate te Mafia-s ku ai qe thote te verteten sulmohet, delegjitimohet, vritet!

I dyti, ju tha gazetareve se cduhet te bejne, si duhet te bejne kronikat,
madje madje si duhet ta kene politiken editoriale, te lidhur me genjeshtrat e tij, perhapjen e tyre.

Eshte tamam ai qe ka ngritur nje qender te shtrenjte propagande ku ben filma, por kurre lajme te verteta.
Kjo mund te jete Shqiperia e tij;
E njejte me ate te qemotit ky zyra e propagandes sundon lajmin e lire,
e mbyt, e vret, e varros!

I treti, vendosi te perjashtoje transmetuesin publik te lajmit etj,
nga transmetimi i lajmeve mbi futbollin,
golat e vertete apo te rreme,
te paravendosur te nje futbolli te denuar si te korruptuar!

Ky eshte edhe me i forte se dy te paret;
Ky ka pezulluar e po vdes futbollin!
Ka bere edhe me shume;
Ky dikton, ja arrin por edhe deshton,
te vrase te verteten ne studiot e sportit!

Kur deshton, ben kete qe beri sot;
Ndeshkon kedo qe flet per futbollin e piste e te korruptuar, i perze!
Kjo mund te jete edhe Shqiperia e ketij.

E kuptoni cfare shpifesire eshte Shqiperia e ketyre?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koka: Vetëm fusha e mbetjeve kushtonte 400 mijë euro, Tabaku: Inceneratori i Elbasanit u dha pa garë
Bardhi bën deklaratën e fortë: Ndërkombëtarët po hetojnë çështjen e inceneratorëve, shpejt do mësoni emrat e personave të përfshirë »
Article Logic
Execution time: 0.013895034790039
array(1) { ["section"]=> string(132) "brace-sulmon-meten-bashen-dhe-kokedhimen-i-pari-theu-ne-mes-gazetaret-i-dyti-i-nderhyri-te-kronikat-i-treti-po-vdes-futbollin-224363" }