Braçe tregon si e përjetoi tërmetin: Pa dyshim që pata frikë, prita të zbrisnin gratë e moshuara pastaj...

Publikuar tek: politike, më 21:18 23-09-2019 Braçe tregon si e përjetoi tërmetin: Pa dyshim që pata frikë, prita të zbrisnin gratë e moshuara pastaj... Zv.kryeministri Erion Braçe rrëfen si e përjetoi tërmetin

Zv.kryeministri Erion Braçe ka rrëfyer se si i ka përjetuar momentet e frikshme kur Tirana u trondit nga lëkundjet e forta të tërmetit të së shtunës.

Braçe tha se pasi i kishte thirrur një punëtori që punonte në skelën në pallatin e tij, iu drejtua vajzës së vogël. Ai tha se teksa zbriste shkallët e pallatit, priti që më parë të zbrisnin gratë e moshuara.

Rrëfimi i Braçes në emisionin “Open”:

Ishte ditë e shtunë, isha në shtëpi. Nuk kishte ndonjë shenjë, pavarësisht njoftimeve që kanë bërë më parë disa politikanë.

Në të njëjtin pallat ku skelat janë akoma dhe njerëzit punojnë ende atje. Ai punonte me trapan, në skelë ishte, i kam ulërit atij të parit, i thashë mbahu, pastaj vajzës time. Kam dalë nga pallati, kam pritur të dalin para meje të gjitha gratë e moshuara. Pastaj jam përpjekur të bëj detyrën time. Pa dyshim që pata frikë. Po të ikësh nuk shpëton. Vajza ime qëndroi poshtë një dere, e kishte lexuar në internet këtë gjë.

Në mungesë të dijenisë për rregullat se si mund të reagosh në të tilla raste, natyrisht që lind një gjendje më e rënë. Imagjino, njerëz që dilnin nga pallatet por rrinin poshtë pallateve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038763046264648
array(1) { ["section"]=> string(108) "brace-tregon-si-e-perjetoi-termetin-pa-dyshim-qe-pata-frike-prita-te-zbrisnin-grate-e-moshuara-pastaj-179543" }