Braçe: Tregu i hidrokarbureve i zhytur në informalitet, të përfshirë sipërmarrësit, kompanitë e kasave dhe...

Publikuar tek: politike, më 17:19 22-07-2019 Braçe: Tregu i hidrokarbureve i zhytur në informalitet, të përfshirë sipërmarrësit, kompanitë e kasave dhe... Erion Braçe në Top Talk

Zv/kryeministri Erion Braçe pranoi se tregu i hidrokarbureve është zhytur në paligjshmëri.

Në emisionin “Top Talk” Braçe tregoi shembuj të kontrolleve që janë zhvilluar së fundmi në rajonin Tiranë-Durrës dhe ku rezulton se shumica e pikave të tregëtimit të karburanteve aplikonin sistemin fiskal ne gjendje manuale dhe jo automatike, me qëllim shmangien fiskale.

“Tregu i Hidrokarbureve është një nga tregjet ku paligjshmëria ka gëluar. Për fat të keq nga një kontroll i organizuar në rajonin kyç për ekonominë kombëtare por edhe për shërbimet në veçanti siç është rajoni Tiranë-Durrës, ka rezultuar një shumicë dërrmuese e pikave të tregëtimit me shumicë por edhe me pakicë të karburanteve me sistemin fiskal në gjëndjen manuale, e palejueshme nga ligji , pra jo në sistemin automatik dhe kjo hedh hije të rënda dyshimi jo vetem për transmetimin në kohë reale të gjithë transaksioneve me vlerën  e plotë të tyre të kryer por në krahun tjetër për një veprimtari kriminale të organizuar me qëllim shmangien fiskale”

Po kush janë te përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm? Braçe nuk nguron të tregojë gishtin.

“Për fat të keq janë përfshirë jo vetëm sipërmarrjet, por janë përfshirë kompanitë e kasave, janë përfshirë kompani të tjera të paligjshme”

Më tej zv/kryeministri Braçe bën me dije se për këtë ngjarje ka nisur një hetim penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071148872375488
array(1) { ["section"]=> string(110) "brace-tregu-i-hidrokarbureve-i-zhytur-ne-informalitet-te-perfshire-sipermarresit-kompanite-e-kasave-dhe-172992" }