Braçe zihet keq me studentin e protestave: Shko or budalla lexo te portalet e Berishës. Pira: Budalla e maskara je vetë zotërote

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:06 04-11-2015 Braçe zihet keq me studentin e protestave: Shko or budalla lexo te portalet e Berishës. Pira: Budalla e maskara je vetë zotërote

Një lajm sipas të cilit Braçe ka emëruar 17 mësues në listën e mësuesve është bërë shkak për një sherr masiv në rrjetin social mes një nga aktivistëve të parë që hapi protestat e studentëve Alban Pira dhe deputetit socialist, Erion Braçe. Studenti i protestave i postoi lajmin e portalit lapsi.al Braçes të cilin ky i fundit e cilësoi si portalin e berishës dhe kaq mjaftoi që e gjitha të kthehej në një lumë të sharash mes Alban Piras dhe Erion Braçes.

“Shko or budalla lexo ndonjë gjë në portalet e Sali Berishës. S’e kam bërë se s’kam mundësi se po të kisha do e kisha bërë nga i pari deri tek i fundit socialist që është i aftë e në përputhje me ligjin. Tani mu zhduk prej këtej e mos më hap barkun me shpifjet e Berishës. Hajde”, i shkruan deputeti.

“Budalla dhe maskara je ti zotërote që në vend të japësh shpjegime hiqesh si arrogant. Nuk të ka faj njeri që kalon pjesën më të madhe të kohës duke menduar për Berishën dhe të gjithë të duken si ai”, i përgjigjet ndër të tjera aktivisti i studentëve protestues.

Me poshtë do mund të lexoni komentet e plota:

sherr.jpg

sherr1.jpg

sherr2.jpg

sherr3.jpg

sherr4.jpg

sherr5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061695098876953
array(1) { ["section"]=> string(131) "brace-zihet-keq-me-studentin-e-protestave-shko-or-budalla-lexo-te-portalet-e-berishes-pira-budalla-e-maskara-je-vete-zoterote-24663" }