Braçe - zv.presidentit të Bankers: A do pije ti ujë nga nëntoka e shpërthimeve?

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 10-04-2015 Braçe - zv.presidentit të Bankers: A do pije ti ujë nga nëntoka e shpërthimeve? Deputeti i PS Erjon Braçe

Deputeti i PS Erjon Braçe ka reaguar sërish ndaj kompanisë Bankers Petroleum të cilën gjatë këtyre ditëve e ka cilësuar si përgjegjëse për shpërthimet në Marinzë duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme një hetim ndaj saj. 

Braçe e ka dëgjuar zëvendëspresidentin e Bankers në një dalje televizive të këtij të fundit dhe pas kësaj ka shkruar se Bankers nuk mund të vendosë për banorët e Marinzës. Braçe ngre edhe disa pyetje të cilat ia atribuoi zëvendësdrejtorit, nëpërmjet të cilave e pyet nëse ai personalisht do pinte ujë nga nëntoka e shpërthyer apo nëse do blinte perime nga toka e ndotur.

“Po e përsëris edhe një herë, pasi dëgjova këtë zëvendespresidentin e Bankers në ekranin me te madh në vend; nuk e vendos dot Bankers nëse banorët e Marinzës pas dëmeve katastrofike do jetojnë më në atë zonë apo jo. Janë banorët që zgjedhin!! Veçanërisht pasi; Ju janë shkatërruar shtepitë, ju është bërë i pamundur furnizimi normal me ujë,  ju është shkatërruar çdo mundësi ekonomike, domethëne toka për bujqësi e blegtori!Të tjera dëme vijnë pas këtyre! Ulërasin deri në absurd artikulimet e këtij zëvendespresidenti me: Vlerësimin e dëmeve me "çmimet shtetërore"; Furnizim me ujë me autobote apo më keq akoma "me ujë nga puse individuale apo komunale" si të mos kishin ndodhur shpërthimet e mos ishin dëmtuar e ndotur burimet nëntokësore; Marrjen e tokave me qera prej Bankers për ti rehabilituar për dy vite pas atij shpërthimi dhe faktit të bërë publik të ndotjes së tyre; Po ndalem këtu për ta pyetur këtë zevendëspresidentin e Bankers: Ti do pije ujë nga nëntoka e shpërthyer, ti do blije domate e perime të tjera për vete nga toka e ndotur? Në fund të fundit ti do rroje në shtëpi pa garancinë e qëndrueshmërisë së tokës nën të?”, shkruan Braçe nga rrjeti social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Djemtë e Gjirokastrës”: PBDNJ shpalli kandidat organizatorin e masakrës së Peshkëpisë
ISHM pezullon shoqërinë Kurum, gjobë 1 milionë lekë »
Article Logic
Execution time: 0.013194799423218
array(1) { ["section"]=> string(80) "brace-zv-presidentit-te-bankers-a-do-pije-ti-uje-nga-nentoka-e-shperthimeve-8385" }