BRAIMLLARI mbron METËN, ashpërson tonet ndaj PS-së: MANJA dhe XHAFAJ, bandë kriminale që po shkatërrojnë drejtësinë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 17-11-2019 BRAIMLLARI mbron METËN, ashpërson tonet ndaj PS-së: MANJA dhe XHAFAJ, bandë kriminale që po shkatërrojnë drejtësinë Endrit Braimllari

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën si ''bandë e strukturuar kriminale që po shkatërron Gjykatën Kushtetuese'' dhe drejtësinë e pavarur.

Në studion e ''Faxweb'', Braimllari e quajti kreun e KED-së Ardian DVORANIN si 'ushtar që zbaton urdhrat e kryeministrit Edi Rama'' në lidhje me ngërçin e caktimit të Arta Vorpsit apo Marsida Xhaferllarit për vendin e anëtares së pestë së GJK-së.

''Nga ana presidentit po kryen të gjitha aktet që të krijohet një Gjykatë Kushtetuese e pavarur. Pse kërkon Edi Rama ta shkatërrojë?! Sepse tmerri i vërtetë i Edi Ramës është një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, sepse do merren vendime me konçesionet që jep Edi Rama. Edi Rama nuk mund ta bllokojë dot Gjykatën Kushtetuese.

Për mua kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që janë Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë, të cilët kërkojnë që të shkatërrojnë një herë e mirë sistemin e drejtësisë në vend, sepse janë të tmerruar nga Gjykata e pavarur. Janë një grup që zbatojnë porositë e dhëna nga Edi Rama. Këto të gjithë do të jenë në proçes, sepse të gjithë kanë shkelur ligjin. Nuk mundet që t’ja falë njeri këtë që po i shkaktojnë vendit. Është e turpshme, po përdoren institucionet shtetërore për interes personal të Edi Ramës'', deklaron Braimllari.

Presidenti Meta dekretoi Xhaferllarin si anëtare e GJK-së, ndërsa parlamenti dhe KED-ja zgjodhën Arta Vorpsin si gjyqtare e GJK-së.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011839866638184
array(1) { ["section"]=> string(119) "braimllari-mbron-meten-ashperson-tonet-ndaj-ps-se-manja-dhe-xhafaj-bande-kriminale-qe-po-shkaterrojne-drejtesine-186216" }