Braktis gruan pak ditë pasi fitoi 6 milion dollarë në lotari, ajo pretendon se i takojnë gjysmat

Publikuar tek: bota, më 16:01 15-10-2017 Braktis gruan pak ditë pasi fitoi 6 milion dollarë në lotari, ajo pretendon se i takojnë gjysmat

Lotaria miliona dollarëshe është bërë shkasë për ndarjen e një çifti nga Kanadaja.

Denise Robertson dhe Maurice Thibeault përfunduan në gjykatë vetë pak ditë pasi fati u ndriti dhe fituan lotarinë prej 6.1 milion dollarë. Në fakt lotarinë e fitoi burri por çështja është e komplikuar.

“Ne të dy ëndërronim të fitonim lotarinë”, tha Denise nga Ontario e Kanadasë në një intervistë për CBC.

“Të dyve na pëlqejnë makinat e shtrenjta. Do blenim nga nëj secili, do blenim një pronë të madhe dhe do ndërtonim një biznes aty.

Megjithatë vetëm katër ditë pasi fitoi mbi 6 milion dollarë, në fshehtësi të plotë Maurice paketoi valixhet, mori pasaportën dhe u zhduk.

“Tani që shoh pas, kujtoj sesi atë natë ai vuri gati 15 lavatriçe. Mu duk e çuditshme”, thotë Denise e cila kishte 2 vite që bashkëjetonte me Maurice.

Por nga ana tjetër Maurice ka reaguar duke mohuar të ketë fituar lotarinë. Ai i ka thënë gruas të kontrollojë mirë numrat, ndërsa kjo e fundit e ka paditur në gjykatë duke kërkuar gjysmën e parave të fituara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012717008590698
array(1) { ["section"]=> string(101) "braktis-gruan-pak-dite-pasi-fitoi-6-milion-dollare-ne-lotari-ajo-pretendon-se-i-takojne-gjysmat-95981" }