Braktis Ramën në mes të fushatës, Milo zbulon detajin e rëndësishëm të marrëveshjes suprizë me LSI

Publikuar tek: politike, më 09:32 25-05-2017 Braktis Ramën në mes të fushatës, Milo zbulon detajin e rëndësishëm të marrëveshjes suprizë me LSI

Kreu i PDS, Paskal Milo në një konferencë të përbashkët për mediat me Petrit Vasilin deklaroi se ka nënshkruar një marrëveshje politike me LSI, në mes të fushatës elektorale të 2017-ës.

Ndërsa tha se kjo marrëveshje vjen e natyrshme si një bashkim vlerash mes dy partive, Milo zbulon edhe një detaj tjetër më rendësi lidhur me këtë marrëveshje suprizë.

Sipas Milos, kjo marrëveshje është projektuar 1 muaj përpara dhe është rastësi që ajo u nënshkrua një ditë pas thirrjes së PS për tërheqjen e partive aleate nga regjistrimi.

“Kjo është marrëveshje vlerash, jo kundër të tretëve. Ne e vlerësojmë se Partia Demokracia Sociale nuk është pa aleatë, është projektuar 1 muaj para. Është rastësi që u nënshkruar sot, një ditë pas deklaratave të partive të vogla të PS”, tha Milo. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet 2017, LSI nënshkruan marrëveshje me kreun e PDS, Paskal Milo
Drejtori i Bashës s’duron më pas “presionit” për LISTAT: Lereni kryetarin të zgjedhë ata që do »
Article Logic
Execution time: 0.012834072113037
array(1) { ["section"]=> string(103) "braktis-ramen-ne-mes-te-fushates-milo-zbulon-detajin-e-rendesishem-te-marreveshjes-suprize-me-lsi-79899" }