Braktisën mbledhjen dhe lanë vetëm PS-në në shkarkimin e kryetarit, reagon anëtari i LSI në Vlorë pas sherrit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:17 11-04-2017 Braktisën mbledhjen dhe lanë vetëm PS-në në shkarkimin e kryetarit, reagon anëtari i LSI në Vlorë pas sherrit

Anëtari i LSI-së në Këshillin e Qarkut Vlorë Adi Sulçaj, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Vlorës për Shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Sadrit Danaj.

I pyetur nga mediat lidhur me vendimin e marrë dhe largimin e anëtarëve të LSI-së nga mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sulçaj theksoi se grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar që të njihet me materialin e paraqitur në mbledhjen e këshillit dhe se nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi që cenon rregulloren e institucionit.

“Grupi i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar që të njihet me materialet për rendin e ditës. LSI nuk mund të bëhej pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Më shumë se sa emrat, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Krahas kësaj, grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk bëri asnjë konsultim paraprak me grupin tonë dhe propozimi për shkarkimin e Sadrit Danajt erdhi në mënyrë të beftë. Për këtë shkak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Qarkut të Vlorës kërkoi një pushim për t'u njohur me këtë propozim që nuk ishte pjesë e rendit të ditës dhe u përfshi në shkelje të procedurave. Kjo kërkesë e këshilltarëve tanë nuk u morë në konsideratë dhe grupi i Këshilltarëve të PS vazhdoi me shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut pa pritur rikthimin e LSI-së. Në këto kushte, grupi ynë nuk mund të bëhej pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë”, - tha  Sulça.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëplagoset me armën e shërbimit polici
Goditen 3 raste të narkotrafikut në Shkodër, 2 në pranga 1 në kërkim (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.010658025741577
array(1) { ["section"]=> string(114) "braktisen-mbledhjen-dhe-lane-vetem-ps-ne-ne-shkarkimin-e-kryetarit-reagon-anetari-i-lsi-ne-vlore-pas-sherrit-74839" }