Një anije me 70 persona në bord është mbytur në një lumë në veri të Brazilit.
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, bilanc që pritet të rritet për shkak të numrit të madh të personave të humbur.
Autoritetet braziliane thanë se 25 persona arritën të dalin në breg ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen e të zhdukurve.