Brazili dislokon 25 000 ushtarë për zgjedhjet e nesërme lokale

Publikuar tek: bota, më 15:24 01-10-2016 Brazili dislokon 25 000 ushtarë për zgjedhjet e nesërme lokale

Brazili do të dislokojë më shumë se 25 000 ushtarë për zgjedhjet lokale të së dielës, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Raul Jungmann, pas një vale të dhunës politike ku ditët e fundit u vranë tre persona.

Ushtarët do të vendosen në 15 shtete të Brazilit nga 26 që ka në total, të cilët do të parandalojnë përshkallëzimin e dhunës, duke qenë se nga sulmet e fundit u vranë dy kandidatë për funksione lokale, në Rio de Zhaneiro dhe në shtetin qendror të Goias, si dhe një koordinator i fushatës, në shtetin jugor të Paranas.

Jungmann ia atribuoi krizën e sigurisë në disa shtete, gjendjes së vështirë ekonomike të vendit.

“Brazili po lufton me një recesion të thellë, me rritjen e papunësisë, me rreth 12 milionë të papunë”, sipas statistikave të reja të publikuara të premten.

Të paktën 6 500 ushtarë do të pozicionohen në shtetin e Rio de Zhaneiros ku pritet të shtohen edhe 3 000 të tjerë.

Në qytetin e Rio de Zhaneiros, milicitë e armatosura dhe trafikantët e drogës prej vitesh kanë zhvatur politikanët, në mënyrë që t’i lejojnë ata që të bëjnë fushatë në zonat dhe  lagjet e varfra, që janë nën kontrollin e tyre.

Vendi më i madh i Amerikës Latine zhvillon nesër raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Këto janë zgjedhjet e para që kur erdhi në detyrë presidenti brazilian, Michel Temer i Partisë së qendrës së djathtë i Lëvizjes Demokrate, pasi ish-presidentja e majtë, Dilma Rousseff u largua nga detyra më 31 gusht për shkak të një skandali lidhur me financat e vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026940107345581
array(1) { ["section"]=> string(68) "brazili-dislokon-25-000-ushtare-per-zgjedhjet-e-neserme-lokale-54752" }