Brazili ndalon për 60 ditë ndezjen e zjarreve në Amazonë

Publikuar tek: bota, më 07:08 30-08-2019 Brazili ndalon për 60 ditë ndezjen e zjarreve në Amazonë

Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë, për t’iu përgjigjur rritjes masive të numrit të zjarreve në pyjet e Amazonës.

Dekreti u nënshkrua nga presidenti, Jair Bolsonaro, i cili u përball me kritika për dështim në mbrojtjen e pyjeve.

Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar krizën.

Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ndalesa, pasi ambientalistët thonë se pastrimi i pyjeve është pothuajse tërësisht i ndaluar, porse zbatimi i kësaj mase është i dobët, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Amazona – një thithëse e rëndësishme e karbonit, që ndalon ritmin e ngrohjes globale – është përfshirë nga më shumë se 80.000 zjarre këtë vit, që do të thotë 77 për qind më shumë se në tetë muajt e parë të vitit të kaluar.

Udhëheqësit e Amazonës kanë kundërshtuar një ndihmë të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për të fikur zjarret.

Njohësit e çështjeve të ambientit kanë thënë se zjarret janë përcjellur edhe nga një shpyllëzim tejet i shpejtë i rajonit të Amazonës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013772010803223
array(1) { ["section"]=> string(63) "brazili-ndalon-per-60-dite-ndezjen-e-zjarreve-ne-amazone-176687" }