Breçani:Gabimet e policisë, Tahiri largoi nga detyra efektivët që e nderuan në Lazarat

Publikuar tek: aktualitet, më 08:23 27-06-2015 Breçani:Gabimet e policisë, Tahiri largoi nga detyra efektivët që e nderuan në Lazarat Sajmir Tahiri dhe Erzen Breçani

Erzen Breçani, ish-komandanti i Repartit të Forcave Speciale komenton ndërhyrjen e policisë në Lazarat dhe gabimin që u bë, ku mbeti I vrarë një efektiv i forcave RENEA, Ibrahim Basha.

Sipas Breçanit gabimi më i madh ishte që iu la kohë gati 1 vit këtij grupi për t’u riorganizuar, plani jo I mirëmenduar I ndërhyrjes dhe shkarkimet në radhët e RENEA-s.

“Nuk dua të bëj deklarata politike, por duhet t’I them ministrit që, për aq kohë sa nuk heq dorë nga drejtimi operacional I policisë, për aq kohë sa nuk rikthen në detyrë efektivët që kanë fituar gjyqin, kjo do të jetë situata. Dua t’I them ministrit  vetëm këtë, që në asnjë vend të botës nuk ikin brenda një viti 35-40 efektivë të RENEA dhe të zëvendësohen me efektivë të rinj. Ministri e di mirë se personat që e kanë nderuar në Lazarat vjet, pas përfundimit të misionit I ka larguar nga detyra. Kur kam qenë pjesë e atij reparti, ne asnjëherë nuk kemi nxjerrë në shërbime efektivë që nuk kanë mbushur 6 apo 8 muaj nga futja në RENEA dhe kanë qenë më tepër në rolin e vëzhguesve; asnjë I ri nuk duhet të futet në operacione të tilla.”, thotë Breçani.

Për Breçanin mungoi koordinimi forca speciale-polici lokale.

“Policia e shtetit u gjet e papërgatitur nga shkëmbimi I zjarrit, efektivët e RENEA-s, u futën pa pasur një plan të mirëmenduar. Për mendimin tim, ky operacion nuk ishte I mirëpërgatitur dhe I mirëmenduar, pasi pati mungesa të informacionit nga policia lokale. Nuk kemi një koordinim të forcave të RENEA-s me policinë lokale. ”, thotë Breçani për Gazetën Shqiptare. Sipas Breçanit ‘’gracka’’ ishte e ngjashme me atë të vitit 1998, ku u plagosën 7 efektivë policie.

“U desh në mënyrë të padiskutueshme që të bëhej një plan operacional, një plan masash që të përcaktoheshin, numri  I saktë I efektivëve që do ndërhynin, numri I mjeteve, vendi ku do ndërhyhej, koha e ndërhyrjes, dhe aty duhej të ishin të gatshme edhe grupi I negocimit dhe ai I antieksplozivëve. Në shumë operacione që kemi qenë në Lazarat, kemi pasur një grup të RENEA-s që rrinte te helikopteri dhe duhej parë edhe në këtë rast nëse ka pasur një grup në gatishmëri te njësia e helikopterëve. Në këtë rast asnjë masë e tillë nuk është kryer që të shmangej një tragjedi e tillë. Ai repart e ka larë me gjak atë emër dhe nuk ishte e nevojshme që të kishim prapë një tragjedi të tillë’’, shprehet Breçani duke shtuar se në këto kushte makina nuk duhej të futej e pablinduar.

Ai thotë se kaska që ka patur në kokë Basha, nuk mund ta mbronte nga snajperat. “Pajisjet e RENEA-s janë speciale, qoftë edhe kaska, por pjesa e përparme e saj nuk e mban predhën 12.7 të snajperit apo kallashit, por vetëm të armëve të thjeshta. Kjo mendoj se është arsyeja pse është qëlluar në kokë efektivi Basha”, thotë Breçani.

Ai shpjegon gabimet e policisë, lënien e kohës për riorganizimin e grupit dhe mungesën e një rrethimi të zonës.

“Gabimi më I madh I policisë ka qenë tërheqja dhe që e kanë lënë të riorganizohej këtë grup. As më tepër që këta persona janë të rinj, janë përdorues të lëndëve narkotike, u kanë lënë kohë të riorganizohen dhe janë ringritur, sepse gjatë një viti nuk janë mbajtur në përgjim të vazndueshëm, apo nuk kemi parë që gjatë këtij viti të bëhet një arrestim I një të kërkuari nga policia. Është edhe një lloj hakmarrje për forcat e policisë. Duhet të sqarojmë se e njëjta situatë ka ndodhur në 1998-ën, në Lazarat, ku policia hyri pa plan, pa objektiv dhe u plagosën 7 efektivë. Edhe në këtë rast është përdorur një skemë formë gracke, dhe kjo jo për faj të RENEA-s, por për shkak të informacioneve që kishte policia lokale. Unë mendoj  që gjëja e parë që duhej të bënte policia para ndërhyrjes ishte të rrethohej zona dhe të mos lejoheshin të largoheshin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjet makina e shefit të ‘’Shqiponjave’’
A janë këta snajperat që qëlluan mbi Ibrahim Bashën? Tri fotot e të arrestuarëve sot në Lazarat »
Article Logic
Execution time: 0.013378143310547
array(1) { ["section"]=> string(91) "brecani-gabimet-e-policise-tahiri-largoi-nga-detyra-efektivet-qe-e-nderuan-ne-lazarat-14748" }