Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu e ftuar në ‘Kjo Javë’ ka folur sot për deklaratat për ‘luftë’ të kreut të opozitës Lulzim Basha.
Bregu tha se nuk mund të thotë asgjë më shumë se sa ka thënë vetë Basha, por ka shtuar se janë më emocionale se sa ai është zakonisht.
“Nuk mund të them asgjë më shumë nga sa ka thënë vetë Basha. Janë më emocionale sa ai është zakonisht” tha Bregu.
E pyetur për mardhënniet me Bashën dhe nëse ka patur debate me të, Bregu tha se mardhëniet mes tyre janë krejtësisht normale dhe se deputetja bën debate çdo ditë edhe në familjen e saj.
“Mardhëniet tona janë krejtësisht normale si ç'mund të jenë në PD. Unë bëj debate çdo ditë edhe në familjen time” shtoi më tej deputetja e PD-së.