Bregu mori postin e lartë, reagon Astrit Patozi: Majlinda duhet të falenderojë Lulin

Publikuar tek: barometri, më 07:38 24-04-2018 Bregu mori postin e lartë, reagon Astrit Patozi: Majlinda duhet të falenderojë Lulin

Majlinda Bregu, ish-deputetja e PD u zgjodh sot Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal duke u bërë kështu zyrtare e lartë e Bashkimit Europian.

Sakaq, ka reaguar ish-deputeti i PD Astrit Patozi i cili thotë ironikisht se Bregu duhet të falenderojë Bashën i cili sipas tij nuk ka pasur mundësi as të ndikonte e as “ta ndihmonte” për të regjistruar një humbje tjetër si kryetar i PD.

"Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha.
Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo "ndihmonte" për të regjistruar një humbje tjetër. 
Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin", shkruan Patozi.

REAGIMI I PLOTË:

“MAJLINDA DUHET TË FALENDEROJË LULIN

Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bashkimit Europian. 
Më në fund, është vendosur që Majlinda Bregu do të jetë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. 
Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha.
Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo "ndihmonte" për të regjistruar një humbje tjetër. 
Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin.
Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit. 
Urimet më të mira Majlinda Bregut!”, shkruan Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056007862091064
array(1) { ["section"]=> string(89) "bregu-mori-postin-e-larte-reagon-astrit-patozi-majlinda-duhet-te-falenderoje-lulin-118064" }