Brenda 24 orësh përfundojnë në polici 20 persona, OSHEE tregon të gjitha rastet e vjedhjes së energjisë: Ka edhe biznese

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 12-07-2017 Brenda 24 orësh përfundojnë në polici 20 persona, OSHEE tregon të gjitha rastet e vjedhjes së energjisë: Ka edhe biznese

Gjatë 24 orëve të fundit janë shoqëruar në polici 20 abonentë, si rezultat i aksionit  të Task Force i cili po kryhet ne të gjithë vendin me fokus luftën kundër vjedhjes së energjisë dhe forcimit të ligjit për pagesat e faturave.

Mes rasteve të konstatuara në shkelje të ligjit, konkretisht ndërhyrje në matësa, janë dhe bizneset.

Katër subjekte private janë proceduar ligjërisht dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier i cili me ndihmën e  elektricistit të zonës, vidhte energjinë.

Policia e Fierit ka vënë në pranga punonjësin e OSHEE  si dhe biznesmenin, pronar të subjektit privat.

Si pasojë e aksionit të Task Force, në Burrel janë shoqëruar 2 abonentë (F.K dhe S.K) për lidhje të paligjshme të energjisë.

Në Kukës, në zonën e Hasit, është shoqëruar në polici abonenti S.M, pasi u zbulua nga Task Force e Kukësit se vidhte energji.

Në Elbasan, abonentja E.Z kishte dëmtuar matësin dhe po procedohet nga Policia.

Sakaq, Drejtoria rajonale Tiranë gjatë kontrolleve të ushtruara dje, ka kosntatuar në total 15 raste nga të cilat 7 rilidhje të paligjshme për kategorinë familjare dhe 3 për kategorinë privat.

Gjithashtu janë konstatuar 5 raste të vjedhjes së energjisë

Kurse në Fier, sic u deklarua më herët sot në mëngjes, Task Forca zbuloi vjedhjen e energjisë të kryer nga një punonjës i kompanisë OSHEE.

Bëhet fjalë për punonjësin V.H, elektricist në Fier, i cili është proceduar për shpërdorim detyre pasi ka ndërhyrë në një matës 3 fazor që i përkiste një biznesi privat. Për këtë rast konstatimi vjedhje të energjisë është proceduar dhe abonenti  Edis K., pronari i subjektit privat

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018455982208252
array(1) { ["section"]=> string(124) "brenda-24-oresh-perfundojne-ne-polici-20-persona-oshee-tregon-te-gjitha-rastet-e-vjedhjes-se-energjise-ka-edhe-biznese-85876" }