‘Brenda vitit zgjidhen hetuesit e BKH’, Gjonaj: Vettingu do kalojë para në sitë kandidatët e Gjykatës së Lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 23-09-2020 ‘Brenda vitit zgjidhen hetuesit e BKH’, Gjonaj: Vettingu do kalojë para në sitë kandidatët e Gjykatës së Lartë Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ka deklaruar se brenda vitit do të zgjidhen të gjithë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më tej ajo ka thënë se fillimisht, vettingu do kalojë në sitë kandidatët që duan të bëhen pjesë e Gjykatës së Lartë. Kjo do bëhet për t’i hapur rrugë zhbllokimit të kësaj gjykate.

“Vakanca e krijuar nga shkarkimi i një prej anëtarëve të shkarkuar dhe dy vakancat e parakohshme. Një sërë sfidash përcaktojnë edhe në bazë të Venecias është theksuar se dy nga vakancat nuk janë shumë atraktive. Po marrim masa për përmbushjen e këtyre dy vakancave me mandat të kufizuar deri në vitin 2022. Lidhur me funksionimin e Gjykatës së Lartë, KLGJ ka ndërmarrë hapat ligjorë edhe si një detyrim i lënë nga Kuvendi për të hapur të gjitha vendet vakante. Ashtu si përmenda më parë, është përfunduar procesi ku trupa nëpërmjet vendimeve pilot ka shqyrtuar 700 çështje për tre muaj. Planifikohet se nëse trupa do të plotësohet do të shqyrtohen dosje që presin me vite në Gjykatën e Lartë.

Kjo problematikë ka qenë me vite të tëra. Organeve të vettingut do i duhet të përshpejtojnë duke renditur fillimisht kandidatët për Gjykatë të Lartë. Kjo do të jetë një hap përpara edhe në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. SPAK ushtron funksion të plotë. Janë në proces rivlerësim dy prokurorë në KPK. I gjithë procesi që SPAK me partnerët kanë kryer për zgjedhje ne  kreut të BKH është paraqitur në planin tonë. BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit”, ka thënë Gjonaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01968789100647
array(1) { ["section"]=> string(113) "brenda-vitit-zgjidhen-hetuesit-e-bkh-gjonaj-vettingu-do-kaloje-para-ne-site-kandidatet-e-gjykates-se-larte-221347" }