Brenda vjeshtës autostrada Tiranë-Durrës do jetë me pagesë, sa pritet të jetë tarifa

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 16-05-2019 Brenda vjeshtës autostrada Tiranë-Durrës do jetë me pagesë, sa pritet të jetë tarifa

Autostrada Tiranë-Durrës do të jepet me koncesion. Brenda vjeshtës së këtij viti mësohet se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ministrja Belinda Balluku. Në një intervistë për Tv Scan ajo është shprehur se projekti për aksin iu është dorëzuar investitorëve ndërsa pritet shprehja e interesit ndaj ture.

“Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë. Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre.” -tha ministrja.

Balluku sqaron më tej se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

Ndërkohë, në media kanë qarkualluar edhe aludime se sa mund të jetë çmimi i biletës. Kështu për automjtetet e vogla përflitetet se do paguhet 2 euro, ndërsa për ato të mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067369937896729
array(1) { ["section"]=> string(90) "brenda-vjeshtes-autostrada-tirane-durres-do-jete-me-pagese-sa-pritet-te-jete-tarifa-164513" }