Brenda zyrës së Ramës, shikoni detajin e lënë nga komunistët në tavolinën e kryeministrit (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:09 29-12-2017 Brenda zyrës së Ramës, shikoni detajin e lënë nga komunistët në tavolinën e kryeministrit (VIDEO)

Pamje nga zyra e kryeministrit Rama që shpesh herë janë shfaqur në disa pjesë të saj nga fotot apo videot që ka publikuar vetë shefi i qeverisë, këtë herë është zbuluar e plotë me të gjitha detajet e saj.

Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi ka zhvilluar një vizitë në zyrën kryeministrore për të parë pikturat e kryeministrit Rama.

I shoqëruar personalisht nga Rama, Vittorio Sgarbi ka mësuar për disa nga detajet më interesante të zyrës së Ramës. Mes të cilave është dhe një detaj shumë interesant lidhur me tryezën.

Rama tregon se në një pjesë të tavolinës ka është e gdhendur shqiponja dykrenare e flamurit kombëtar, por që gjatë sistemit komunist i është shtuar dhe një yll.

Ndër të tjera në këtë video që tregon zyrën e kryeministrit duken edhe bojrat apo penelët që Rama përdor për të krijuar veprat.

Por gjithashtu bën përshtypje që në karrigen e kryeministrit është bluzë e kombëtares shqiptare me numrin 5 të Lorik Canës.

Më poshtë video:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027888059616089
array(1) { ["section"]=> string(101) "brenda-zyres-se-rames-shikoni-detajin-e-lene-nga-komunistet-ne-tavolinen-e-kryeministrit-video-104854" }