Breshër e vetëtima, në pak minuta përmbytet Tirana

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:31 30-08-2017 Breshër e vetëtima, në pak minuta përmbytet Tirana

Meteorologët kishin paralajmëruar se ditën e djeshme rreshjet e shiut do të ishin prezent në gjithë territorin e vendit.

Në Tiranë përveç rreshjeve të shiut janë vënë re dhe rreshje breshëri. Dhe pse jemi në muajin gusht dhe disa orë më herët temperaturat ishin mbi 30 gradë celcius, duket se kapriçot e kohës kalojnë çdo kufij.

Vetëm me disa minuta shi, rrugët e Tiranës janë përmbytur, duke i kapur qytetarët dhe shoferët të papërgatitur. Duket se vapa shkoi me gushtin dhe shumë shpejt temperaturat e ulta do t’i zënë vendin temperaturave disa gradë mbi normale. Kështu që para se të dilni nga shtëpia mos harroni të merrni një çadër me vete.

Ndërkohë Policia Rrugore i ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes në qarkullim, pasi në disa segmente janë hasur vështirësi për shkak të përmbytjeve./Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04498291015625
array(1) { ["section"]=> string(55) "bresher-e-vetetima-ne-pak-minuta-permbytet-tirana-90593" }