Breshër e vetëtima, në pak minuta përmbytet Tirana (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:05 29-08-2017 Breshër e vetëtima, në pak minuta përmbytet Tirana (VIDEO)

Meteorologët kishin paralajmëruar se ditën e sotme rreshjet e shiut do të ishin prezent në gjithë territorin e vendit.

Por pak minuta më parë në kryeqytetin e vendit, Tiranë përveç rreshjeve të shiut janë vënë re dhe rreshje breshëri. Dhe pse jemi në muajin gusht dhe disa orë më parë temperaturat ishin mbi 30 gradë celcius, duket se kapriçot e kohës kalojnë çdo kufij.

Vetëm me disa minuta shi, rrugët e Tiranës janë përmbytur, duke i kapur qytetarët dhe shoferët të papërgatitur. Duket se vapa shkoi me gushtin dhe shumë shpejt temperaturat e ulta do t’i zënë vendin temperaturave disa gradë mbi normale. Kështu që para se të dilni nga shtëpia mos harroni të merrni një çadër me vete.

Ndërkohë Policia Rrugore i ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes në qarkullim, pasi në disa segmente janë hasur vështirësi për shkak të përmbytjeve./Newsbomb.al


BRESHËR NË TIRANË by newsbomb-al 

 
PËRMBYTJE NË TIRANË by newsbomb-al

 

permb.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1480119228363
array(1) { ["section"]=> string(61) "bresher-e-vetetima-ne-pak-minuta-permbytet-tirana-video-90532" }