Breshëri plumbash në lokal, policia arreston katër presonat, një në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 22:48 07-04-2017 Breshëri plumbash në lokal, policia arreston katër presonat, një në kërkim

Policia e Elbasanit ka arritur të arrestojë diten e sotme katër persona të perfshirë në përplasjen me armë zjarri që tronditi qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Të arrestuarit janë A. Gjini, E. Gjini dhe K. Gjini, te tre vellezër, si edhe Hajdar Bako. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Franc Corpja (Gegerly).

Zyrtarisht nga blute mesohet se jane 3 persona qe kane mbetur te plagosur, nga ku dy prej tyre me arme zjarri dhe nje me sende te forta.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit mori njoftim se në një lokal në fshatin Bradashesh ka patur konflikt dhe të shtëna me armë zjarri ndërmjet disa personave. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe kanë mbërritur në vendngjarje, si dhe u ngritën pikat e kontrollit.

Policia ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4- 5 persona.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur tre persona nga këta, dy me armë zjarri e një me sende të forta dhe konkretisht:

K.GJ, është plagosur me armë zjarri.

H.C është plagosur me armë zjarri.

Si dhe shtetasi A.Gj është dëmtuar me sende të forta.

Shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet të ketë nisur midis shtetasve A.Gj dhe H.C.

Shtetasit A.Gj dhe K.GJ rezultojnë rezident në Angli.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë popunojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humb dy krahët tragjikisht në punë, shteti e lë në mëshirë të fatit (RRËFIMI PREKËS)
Policia e Fierit arreston “skifterin”, një ditë pasi vodhi banesën e të moshuarit (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013108015060425
array(1) { ["section"]=> string(78) "bresheri-plumbash-ne-lokal-policia-arreston-kater-presonat-nje-ne-kerkim-74469" }