Një ngjarje e rëndë ka tronditur para pak minutash qytetin e Vlorës.
Breshëri plumbash kallashnikovi janë dëgjuar para pak minutash pranë Kishës Ortodokse në lagjen "28 nëntori". Paraprakisht sipas burimeve të newsbomb.al nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona. Mësohet se janë lënduar nga plumbat në kokë, këmbë dhe në bark.
Mësohet se një automjet me ngjyrë të bardhë ka qëlluar ecje e sipër në drejtim të një tjetri tip Fiat Punto, me targa italiane DJ 252 RC.
Pas të shtënave në drejtim të Fiatit dhe plagosjes së 3 të rinjve që udhëtonin në të, makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër.
Autorët kanë qëlluar nga njëra makinë në tjetrën siç duket edhe nga këto pamje.
Të plagosur nga atentati kanë mbetur Gazmend Canaj 26 vjeç, Taulant Beqiri 28 vjeç dhe Elis Llanaj 28 vjeç.
Tre personat e plagosur, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku po i nështrohen operacionit, pasi gjendja e tyre është kritike, ndërsa autorët dhe shkaqet mbeten ende të paqarta.
Forca të shumta policore kanë “blinduar” Vlorën me masa të rrepta sigurie dhe janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që mendohet se janë tre persona.