Breshëri plumbash në rrugën Laç-Mamurras, vdes një person, plagoset vet atentatori dhe një tjetër. Forca të shumta policie nisen nga Tirana (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 30-05-2020 Breshëri plumbash në rrugën Laç-Mamurras, vdes një person, plagoset vet atentatori dhe një tjetër. Forca të shumta policie nisen nga Tirana (EMRAT) Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një atentati të ndodhur përpara një hoteli në rrugën dytësore Laç-Mamurras, krah autostradës.

Bujar Lika raportohet se ka mbetur i vdekur në vend në rrugën Laç-Mamurras si pasojë e breshërisë së armëve, ndërsa ka mbetur i plagosur 21 vjeçari Kreshnik Tusha dhe Paulin Gjergji. Sipas të dhënave paraprake, një prej dy të plagosurve është vet atentatori.

Forca të shuma policie janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, si dhe po krehin zonën. Ndërkohë, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe ekspertë të policisë nga Tirana janë nisur për në vendin e atentatit.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes. Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.

PAMJE NGA VENDNGJARJA:
Screenshot_4.jpg
Screenshot_5.jpg
Screenshot_6_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095651149749756
array(1) { ["section"]=> string(149) "bresheri-plumbash-ne-rrugen-lac-mamurras-vdes-nje-person-plagoset-vet-atentatori-dhe-nje-tjeter-forca-te-shumta-policie-nisen-nga-tirana-emrat-208462" }