BREX-it, 'shpërthen’ kryeminstrja May: Votoni marrëveshjen nëse doni dorëheqjen time

Publikuar tek: bota, më 19:51 26-03-2019 BREX-it, 'shpërthen’ kryeminstrja May: Votoni marrëveshjen nëse doni dorëheqjen time Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se nëse deputetët konservatorë do të pranonin që ta votonin marrëveshjen e propozuar për BREX-in, atëhere ajo të dorëhiqej nga posti i kryeministres.

Boris Johnson, Iain Duncan Smith, Jacob Rees-Mogg dhe ‘rebelët’ e tjerë të partisë konservatore kanë deklaruar se janë pyetur nëqoftëse do t’i mjaftonte dorëheqja e kryeministres May, në mënyrë që ata ta votonin marrëveshjen e saj për dalje nga BE-ja.

Gjithsesi kryeministrja publikisht nuk e ka përmendur mundësinë që ajo të jap dorëheqje, që t’i hap rrugë anëtarëve të tjerë të kryesisë së Partisë Konservatore për ta udhëhequr vendin dhe partinë.

Qeveria ka tentuar që t’i bëjë një ofertë tërheqëse deputetëve të rebeluar të cilët e duan BREXIT-in me çdo kusht, por duket se as këto oferta nuk i kanë bindur ata që ta votojnë marrëveshjen e kryeministres, transmeton newsbomb.

Spekulimet ndërkohë janë rritur brenda Qeverisë nëse tashmë Theresa May, e ka përcaktuar emrin se kush do të jetë pasardhësi i saj por ajo që konfirmohet është se shumë anëtarë të partisë tashmë kanë filluar t’i pyesin deputetët nëse ata do të ndryshojnë mendje sa i përket marrëveshjes.

Kryeministrja May do të shfaqet në një takim të mërkurën me komitetin partiak, ku më shumë gjasë ajo do të pyetet për të ardhmen e partisë dhe vendit, dhe se cilat janë hapat e mëtejshëm nëse do të  dështojë ratifikimi i marrëveshjes.

Afati për dalje të Britanisë është shtyrë nga 29 Marsi për në 22 Prill, dhe sipas deklaratave të kryeministres, këtë javë do të ketë një votim mbi ratifikimin e marrëveshjes për dalje nga BE-ja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010782957077026
array(1) { ["section"]=> string(87) "brex-it-shperthen-kryeminstrja-may-votoni-marreveshjen-nese-doni-doreheqjen-time-158013" }