BREXIT/ Boris Johnson bën përpjekjet e fundit për arritjen e marrëveshjes

Publikuar tek: bota, më 10:34 22-10-2019 BREXIT/ Boris Johnson bën përpjekjet e fundit për arritjen e marrëveshjes

Boris Johnson do kërkojë t'i nxisë deputetët që të mbështesin marrëveshjen e tij mbi Brexit në një përpjekje përfundimtare për ta lejuar Mbretërinë e Bashkuar të largohet nga BE brenda nëntë ditësh.

Deputetët do të votojnë projekt-ligjin për ‘Marrëveshjen e Tërheqjes së Kryeministrit’ dhe nëse do ta mbështesin atë, do t'ju kërkohet të miratojnë një program tre-ditor për të marrë në konsideratë legjislacionin.

Por vendimi për të kufizuar shqyrtimin e projekt-ligjit për tre ditë duket se ka ngjallur zemërim nga deputetët e opozitës.

Gazetari i BBC, Norman Smith, tha se kryeministri duket i vendosur për një humbje "thellësisht të dëmshme" mbi orarin.

Sidoqoftë, kryeministri duket se do të marrë një fitore të rëndësishme simbolike me deputetë të gatshëm për të mbështetur në parim projektligjin e tij për Brexit, shtoi ndihmës redaktori politik.

Deputetët do të fillojnë votimin e ‘Projekt-ligjit të Marrëveshjes për Tërheqjen’ e Z. Johnson, i cili u botua këte të hënë, rreth orës 19:00 (ora lokale britanike).

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, i ka thënë Parlamentit Evropian në Strasburg se po këshillon 27 liderët e BE-së se si të reagojnë ndaj kërkesës së MB për një vonesë të Brexit, dhe tha se për këtë "do të vendosin në ditët në vijim".

Ministrat këmbëngulin se kanë besim se kanë numrin e duhur të votave për të aprovuar projekt-ligjin mbi ‘Marrëveshjen e Tërheqjes’, pavarësisht humbjes së një numri të madh votash  të Commons këtë të shtunë, të cilët synojnë të përjashtojnë një Brexit pa marrëveshje.

Nëse deputetët mbështesin projektligjin, ata do të votojnë "mocionin programor" të qeverisë, i cili përcakton orarin e miratimit të legjislacionit përmes Commons.

Këtë të hënë, udhëheqësi i Commons, Jacob Rees-Mogg tha: "Personat që nuk votojnë për “mocionin e programit” nuk do të votojnë për Brexit në 31 tetor”.

Projektligji i Bashkimit Evropian (Marrëveshja e Tërheqjes) është një dokument prej 110 faqesh që detajon saktësisht se si Parlamenti pritet të vendosë mbi marrëveshjen që Kryeministri ka rënë dakort me homologët e tij përreth kontinentit mbi ligjin e Mbretërisë së Bashkuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0865478515625
array(1) { ["section"]=> string(79) "brexit-boris-johnson-ben-perpjekjet-e-fundit-per-arritjen-e-marreveshjes-183024" }