BREXIT/ Britania planifikon të përfshijë kontrolle doganore në Irlandë

Publikuar tek: bota, më 12:30 02-10-2019 BREXIT/ Britania planifikon të përfshijë kontrolle doganore në Irlandë

Propozimet përfundimtare të qeverisë për Brexit do të përfshijnë kontrolle doganore në ishullin e Irlandës.

Gazetarja e BBC, Laura Kuenssberg tha se planet e Boris Johnson, e shohin Irlandën veriore “në një mardhënie të ndryshme me bashkimin Europian, nga pjesa tjetër e Britanisë”

Boris Johnson do t’i drejtohet koferencës së Partisë Konservatore, para se të paraqesë propozimet e reja pranë BE-së.

Komisioni europian, tha se “do ta shqyrtojnë objektivisht” dhe “do ta dëgjojnë me kujdes Mbretërinë e Bashkuar”.

Presidenti i komisionit, Jean Claude Juncker, do të bëjë një bisedë telefonike më vonë me Kryeministrin, teksa ekipet negociuese do të takohen në Bruksel. 

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, ai do ta quajë kompromisin e Brexit si të “drejtë dhe të arsyeshëm”, dhe thotë se Britania e Madhe “mund të bëjë përpara” vetëm pasi të largohet nga BE më 31 tetor.

Zoti Johnson gjithashtu do të sqarojë se publiku nuk “do të merret për budalla” nga ata që duan të shtyjnë dhe të bllokojnë procesin.

Qeveria insiston se nuk do të negociojë më në rast shtyrjeje pas afatit të Hallouinit, duke thënë se kjo do të jetë e panevojshme dhe e kushtushme për Britaninë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010677099227905
array(1) { ["section"]=> string(76) "brexit-britania-planifikon-te-perfshije-kontrolle-doganore-ne-irlande-180523" }