BREXIT, kryeministri britanik përballet me revoltën brenda kabinetit qeveritar, ja ministrat që kërcënojnë me dorëheqje

Publikuar tek: bota, më 11:43 09-10-2019 BREXIT, kryeministri britanik përballet me revoltën brenda kabinetit qeveritar, ja ministrat që kërcënojnë me dorëheqje

Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me një rebelim të freskët në kabinetin e vet, me një grup ministrash që po bëjnë presion për dorëheqje, për shkak se ai po udhëheq vendin për një brexit pa marrëveshje, raporton gazeta The Times, të mërkurën.

Sekretari për kulturën, Nicky Morgan, Ministri britanik për Irlandën e Veriut Julian Smith, Sekretari I drejtësisë Robert Buckland, ministri i shëndetit Matt Hancock, prokurori i përgjithshëm Geoffrey Cox janë në një listë dorëheqjeje, sipas raportit të The Times.

Një ministër i kabinetit që nuk do të identifikohet i cituar nga gazeta tha se “një numër shumë i madh” i anëtarëve konservativë të parlamentit do të japin doreheqjen nëse vjen puna në një Brexit pa marrëveshje.

The Times shkruan se ministrat e kanë paralajmëruar Johson në një takim të qeverisë për rriskun e madh të kthimit të vetvendosjes në Irlandën e Veriut dhe ngritën shqetësime rreth kryekëshilltarit të Johnson, Dominic Cummings.

“Kabineti duhet të ketë një strategji për zyrtarët që nuk zgjidhen. Duket si një sulm dhe ata nuk marrin përgjegjësi nëse dështojnë” thuhet në raport.

Ndërkohë The Times nuk specifikon sesa ligjvenes konservativë janë kundër skenarit për daljen pa marreveshje, The Financial Times raportoi të mërkurën në mëngjes se janë të paktën 50 anëtarë të parlametit që do të rebelohen kundër një manifesti të përgjithshëm zgjedhor që kërkon daljen nga BE pa marrëveshje.

Disa ligjvënës nga partia po marrin në konsideratë të ndjekin një platform individual Brexit apo edhe të qëndrojnë krah kandidatit të Tory, raporton FT.

Raportimet në media vijnë pasi BE akuzoi Britanisë se po luan një lojë të pisët për Brexit pasi një burim nga Doëning street I tha Reuters se një marrëveshje është esencialisht e pamundur sepse kancelarja gjermane Merkel ka bërë kërkesa të papranueshme.

Kur kanë mbetur edhe tre jave që UK duhet të lërë bllokun evropoian, e ardhmja e Brexit mbetet thellësisht e paqartë ndërkohë që pozicionet e Londres dhe Brukselit kërkojnë të shmangin fajin për vonesën apo një Brexit pa marrëveshje.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011823177337646
array(1) { ["section"]=> string(124) "brexit-kryeministri-britanik-perballet-me-revolten-brenda-kabinetit-qeveritar-ja-ministrat-qe-kercenojne-me-doreheqje-181354" }