Brexit/ Kryetari i Parlamentit britanik paralajmëron dorëheqjen

Publikuar tek: bota, më 11:32 10-09-2019 Brexit/ Kryetari i Parlamentit britanik paralajmëron dorëheqjen

Kryetari i Dhomës së Komunave në Parlamentin britanik, John Bercow, në një fjalim emocionues para deputetëve, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga posti në rast të zgjedhjeve të parakohshme ose më 31 tetor.

Bercow para deputetëve tha se 10 vjetët e tensionuara po afroheshin dhe se ka qenë nder i madh dhe privilegj që ka shërbyer në këtë post për një dekadë.

Në rast se nuk ka zgjedhje të parakohshme, ai ka thënë se 31 tetori do të jetë dita e tij e fundit në postin e kryetarit.

John Bercow, konsiderohet si një prej mbështetësve më të fuqishëm të kampit kundër Brexit. Ndërkohë, më seancën e djeshme në Parlamentin britanik ka patur trazira të shumta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070691108703613
array(1) { ["section"]=> string(69) "brexit-kryetari-i-parlamentit-britanik-paralajmeron-doreheqjen-177932" }