Brexit, Merkel: Do ketë shqetësime për europianët që jetojnë në Angli

Publikuar tek: bota, më 06:55 30-03-2017 Brexit, Merkel: Do ketë shqetësime për europianët që jetojnë në Angli

"Do ketë shqetësime për europianët që jetojnë në Angli", kështu është shprehur kancelarja Angela Merkel, gjatë një takimi të grupeve parlamentare të CDU-së dhe CSU-së, ku ndër të tjera tha se Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë nuk e donin daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se qeveria gjermane do të angazhohet në mënyrë intensive për të zvogëluar pasojat që “divorci” mes Anglisë dhe BE-së do të ketë në jetën e qytetarëve evropian, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

”Një ndër shqetësimet konkrete të Brexit është e ardhmja personale e qytetarëve evropianë, veçanërisht për gjermanët dhe evropianë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Qeveria gjermane do të impenjohet në mënyrë intensive për të zvogëluar në minimumin e mundshëm pasojat në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe”, është shprehur Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0315101146698
array(1) { ["section"]=> string(73) "brexit-merkel-do-kete-shqetesime-per-europianet-qe-jetojne-ne-angli-73549" }