BREXIT/ ‘Miqësia jonë do të vazhdojë’, dy liderët kryesorë të BE nënshkruajnë marrëveshjen e ‘divorcit’

Publikuar tek: bota, më 13:43 24-01-2020 BREXIT/ ‘Miqësia jonë do të vazhdojë’, dy liderët kryesorë të BE nënshkruajnë marrëveshjen e ‘divorcit’ Ursula Von Der Leyen dhe Charles Michel

Dy figurat më të njohura të BE kanë nënshkruar një traktat duke i hapur kështu rrugën Brexit javën e ardhshme.

Ursula Von Der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, kreu i Këshillit Evropian, ratifikuan sot "marrëveshjen e divorcit" nga ana e Brukselit.

Ratifikimi erdhi vetëm një ditë pasi marrëveshja Brexit u bë ligj në Mbretërinë e Bashkuar, fill pas miratimit në parlament të pasuar nga pëlqimi i mbretëreshës Elizabet.

Saktësisht në orën 7 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, zonja Von Der Leyen njoftoi që sapo kishte nënshkruar marrëveshjen gjë që do të thotë se tani marrëveshja pritet të aprovohet nga Parlamenti Evropian.

Z. Michel, ish Kryeministër i Belgjikës, shkroi gjithashtu në tëitter: "Gjërat do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme, por miqësia jonë do të vazhdojë. Ne do të fillojmë një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë."

Ai shtoi në frëngjisht: "Mezi pres ta shkruajmë së bashku këtë faqe të re."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023003816604614
array(1) { ["section"]=> string(104) "brexit-miqesia-jone-do-te-vazhdoje-dy-lideret-kryesore-te-be-nenshkruajne-marreveshjen-e-divorcit-193018" }